pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 disa tutorials

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

disa tutorials Empty
MesazhTitulli: disa tutorials   disa tutorials EmptyThu Jul 08, 2010 6:45 am

Njësia procesore qëndrore (ang. CPU- Central Processing Unit) apo shkurt Procesori është njësia kryesore e kompjuterit ku kryhen të gjitha llogaritjet e një kompjuteri.
Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullohen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike (të palëvizshme), prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit. Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze.
Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës, prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga ai sensor. Program i tillë është Core Temp.

Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja.
Këtë program të vogël me një kapacitet prej 147kB mund ta shkarkoni këtu:
Download:
Kodi:

http://www.alcpu.com/CoreTemp/

Klikoni Ne .. Start --> RUN --> gpedit.msc dhe Shtypeni Enter
Do te ju hapet nje faqe ku do te duhet te veproni:
Hapeni "local computer policy"
Hapeni "administrative templates"
Hapeni "network"
Hapeni "QoS Packet Scheduler"
Ne Anen e djatht te dritares klikoni ne "limit reservable bandwidth" Dhe klikoni ne "enabled"
Pak me posht pasi qe ta beni "Enabled" shkoni ne "Bandwidth limit %" dhe ndrojeni ate prej ne 20 (apo sa eshte) ne 0 dhe klikoni OK....
Pastaj restartoni PC-ne dhe kycuni ne modin normal......dhe to ta shihni ndryshimin...


veproni keshtu :???

1. Hape My Computer
2. Click on Tools menu
3. Click on Folder Options
4. Click on the View tab.
5. Largoje opcionin Automatically search for network folders and printers
6. Click Apply
7. Click Ok
8. Ristarto Pc



1. Shko Start / Run , Shkruje msconfig, dhe kliko OK.
2. Shko te menyja BOOT.INI tab, Kliko me posht /NOGUIBOOT .
3. Dhe kliko OK Wink

Vendos tjeter foto nese don :

"Ok ketu do spjegohet se si me e vendos emrin e juaj ne Welcome screen(pasi qe starton kompjuteri).

Per ta e bere kete duhet ta kemi programin resource hacker ka edhe porgrame te tjera me te cilat mund te modifikoni por per momentin ju nevojitet ky dhe ate mund ta shkarkojm nga ky link:

Cito:
http://delphi.icm.edu.pl/ftp/tools/ResHack.zip

Pasi qe ta kemi shkarkuar programin e instalojm ate ne kompjuter...
Pasi ta kemi instaluar duhet ta hapim programin dhe shkojm tek File > Open tani shkojm tek: C:WINDOWSsystem32 dhe e gjejm fajllin logonoui.exe
Pasi ta kemi hapur klikojm tek String Table > 1 > 1033 tani te Welcome ne anen e djath e klikojm aty keshtu shkruan: "Welcome" e ndroni ja vendosni emrin tuaj dhe klikoni Compile Script dhe pasi ta kemi ber kete shkojm tek Open e ruajm e bejm Save AS me qfardo emrin qe ju e deshironi dhe e ruajm tek C:WINDOWSsystem32
dhe pasi qe e keni rregullu apo modifiku Welcom Screen fajllin e Windowsit tash shkojm ne Regsitry Editor qe te ta mundesojm qe Welcome Screen te filloj nga fajlli qe kemi deshir ne pra fajllin qe e kemi rregullu me lart
shkoni Start > Run shkruani regedit edhe OK ose Enter pasi qe hapet Editori i Regjistrit shpalosim
HKEY_LOCAL_MACHINESOFTWAREMicrosoftWindowsNTCu rrentVersionWinlogon dhe ka fundit e keni UIHost dhe klikojm dy her ne te pasi hapet shenon emrin e fajllit se si e keni len ju e shenoni emrin si e keni ruajtur me pare
tani ja bejm restart kompjuterit dhe e shihni funksionin ...


Pa disa ditësh kisha një problem në kompjuterin tim të cilin problem e zgjidha dhe mendova se do të ishte në interesë të anëtarëve të forumit Albastate që nëse ndokush nga ta do ta ketë të njëjtin problem atëherë zgjidhjen e kanë këtu.

Ekziston mundësia që kompjuterit tuaj ti bëhet joaktiv Windows Firewall dhe nëse doni ta aktivizoni atë do t'ju paraqitet mesazhi vijues:

Kodi:

Windows Firewall settings cannot be displayed because the associated service is not running. Do you want to start the Windows Firewall/Internet Connection Sharing (ICS) service?

Nëse provoni ta aktivizoni apo nisni shërbimin, nuk ju funksionon.
Kam provuar që ta bëjë një System Restore, por prap se prap nuk funksionon as kjo procedurë sepse nuk mund ta bëni System Restore, sepse pasi të riniset kompjuteri do ta merrni porosinë nga kompjuteri që nuk ka mund të bëhet ajo.

Gjithashtu kompjuterin tim e kam të lidhur me dy rrjete ku njëri është Wireless dhe tjetri PTK ADSL. Me cilindo rrjetë që provoja të lidhesha në internet nuk funksiononte.

Pra nuk kisha mundësi as të kyçesha në internet.

Problemin e zgjidha kështu:

Shkova në Start, pastaj Run dhe shtypa komandën cmd, pastaj Enter.
Pasi u hap dritarja Command Prompt e shkrueva komandën vijuese:

netsh Winsock reset

Pasi shtypa tastin Enter
Mora konfirmimin:
Successfully reset the Winsock Catalog. You must restart the machine in order to complete the reset.
Pastaj rinisa kompjuterin dhe çdo gjë tani funksiononte në rregull.
IP Clobber i/e lidhur Reporto Postime Të Papëlqyeshme Përgjigju duke Cituar


Nëse keni probleme më rrjetë dhe me Windows Firewall!
Pa disa ditësh kisha një problem në kompjuterin tim të cilin problem e zgjidha dhe mendova se do të ishte në interesë të anëtarëve të forumit që nëse ndokush nga ta do ta ketë të njëjtin problem atëherë zgjidhjen e kanë këtu.

Ekziston mundësia që kompjuterit tuaj ti bëhet joaktiv Windows Firewall dhe nëse doni ta aktivizoni atë do t'ju paraqitet mesazhi vijues:

Kodi:

Windows Firewall settings cannot be displayed because the associated service is not running. Do you want to start the Windows Firewall/Internet Connection Sharing (ICS) service?

Nëse provoni ta aktivizoni apo nisni shërbimin, nuk ju funksionon.
Kam provuar që ta bëjë një System Restore, por prap se prap nuk funksionon as kjo procedurë sepse nuk mund ta bëni System Restore, sepse pasi të riniset kompjuteri do ta merrni porosinë nga kompjuteri që nuk ka mund të bëhet ajo.

Gjithashtu kompjuterin tim e kam të lidhur me dy rrjete ku njëri është Wireless dhe tjetri PTK ADSL. Me cilindo rrjetë që provoja të lidhesha në internet nuk funksiononte.

Pra nuk kisha mundësi as të kyçesha në internet.

Problemin e zgjidha kështu:

Shkova në Start, pastaj Run dhe shtypa komandën cmd, pastaj Enter.
Pasi u hap dritarja Command Prompt e shkrueva komandën vijuese:

netsh Winsock reset

Pasi shtypa tastin Enter
Mora konfirmimin:
Successfully reset the Winsock Catalog. You must restart the machine in order to complete the reset.
Pastaj rinisa kompjuterin dhe çdo gjë tani funksiononte në rregull.
IP Clobber i/e lidhur Reporto Postime Të Papëlqyeshme Përgjigju duke Cituar


Përdorimi i komandës Bootcfg!
Komanda Bootcfg manipulon skedarin Boot.ini.
Komanda Bootcfg përfshinë:
• Bootcfg /default
• Bootcfg /add
• Bootcfg /rebuild
• Bootcfg /scan
• Bootcfg /list
• Bootcfg /redirect
Gjithashtu skedari Boot.ini mund të manipulohet edhe nga GUI.
Pasi që ta përdorni komandën /rebuild kur kemi të bëjmë me Windows 9x ndoshta do t’ju duhet që ta shtoni edhe rreshtin vijues në seksionin [operating systems] tek Boot.ini:

C:\="Microsoft Windows 9x"


Komanda bootcfg është një komandë e Recovery Console në Microsoft Windows XP e cila manipulon skedarin Boot.ini. Kjo komandë ka një funksion e cila mundë të skanoj disqet tuaja të ngurta për instalimet e Microsoft Windows NT, Microsoft Windows 2000 dhe Microsoft Windows XP dhe pastaj ti shtoj ato në skedarin ekzistues Boot.ini ose ta krijoj një skedarë të ri Boot.ini nëse nuk ekziston ai. Kjo komandë mundëson që parametrat shtesë të skedarit Boot.ini të shtohen në ato ekzistuese ose të krijohen të reja.

Për ta përdorur komandën bootcfg, niseni Recovery Console nga CD-ja e Windows XP-së, pastaj zgjidheni Recovery Console, apo pasi të niseni nga komanda për riparim të sistemit operativ dhe të hyjmë në pamjen MS DOS.

Domethënia e komandave bootcfg:

• Komanda bootcfg /default e vendosë opsionin e sistemit operativ të nënkuptuar në menynë Boot (komanda e zgjedhë hyrjen e sistemit operativ në mënyrë automatike).

• Komanda bootcfg /add skanon kompjuterin për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP (nëse ka Boot të dyfishtë), dhe pastaj paraqet në ekran rezultatet. Nga ky lokacion ju mund të shtoni një instalim në menynë Boot.


• Komanda bootcfg /rebuild skanon kompjuterin për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP, pastaj paraqet në ekran rezultatet. Mund të shtoni instalimet e Windows-it. Pasi të jepet kjo komandë si shembull mund t’ju paraqitet si në vijim:

Total Identified Windows Installs: 1

[1] C:\Windows
Add installation to boot list (Yes/No/All):
Enter Load Identifier: (Përshkrimi i shkurtër i ngarkimit të sistemit operativ nga menyja Boot).
Enter Operating System Load Options: (e cila është: /fastdetect).

• Komnada bootcfg /scan skanon disqet e ngurta për instalime të Windows NT, Windows 2000 apo Windows XP, pastaj paraqet në ekran rezultatet.

• Komanda bootcfg /list lexon skedarin Boot.ini, dhe pastaj e paraqet në ekran identifikuesin e sistemit operativ, opsionet e ngarkimit të sistemit operativ dhe lokacionin e sistemit operativ (cakun).

• Komanda bootcfg /rediect mundëson ri drejtimin e ngarkuesit boot me konfigurimin e përcaktuar si port dhe vlerën bod-ëve (ang. Baud lexo bod 1 baud = 1 bit/1sec). Kjo komandë përdoret për të mundësuar vetinë e Administrimit të pakryer.

• Komanda bootcfg /disbleredirect pamundëson ri drejtimin e ngarkuesit boot me konfigurimin e përcaktuar si port dhe vlerën bod-ëve (ang. Baud lexo bod 1 baud = 1 bit/1sec). Kjo komandë përdoret për të pamundësuar vetinë e Administrimit të pakryer.

Editimi i BOOT.INI
Gjithashtu skedari Boot.ini në Windows Xp mund të manipulohet edhe nga ndërlidhësi grafik i përdoruesit (ang. graphical user interface – GUI):
1. Në Control Panel, klikoni dy herë në System.
2. Në faqen Advanced, klikoni Startup and Recovery, dhe pastaj zgjidheni Settings.
3. Tek pjesa System Startup, zgjidhni Edit.
4. Duhet të ruani ndryshimet, pastaj zgjidhni OK për të dalur nga dritarja Startup and Recovery para se të shihni ndryshimet e skedarit Boot.ini.
5. Klikoni Start, pastaj Run, dhe shkruani: msconfig për të nisur System Configuration utility.
6. Klikoni faqen Boot.ini.
IP Clobber i/e lidhur Reporto Postime Të Papëlqyeshme Përgjigju duke Cituar


Lightbulb Si të kalosh bllokadën e ISP-ve ndaj BitTorrent
Jam adhurues i muzikës live dhe anëtar i rregullt i komuniteteve si eTree.org, ku adhuruesit e muzikës shkëmbejnë muzikë pa të drejta autoriale. U shtanga një ditë kur po provoja të shkarkoja një regjistrim live të koncertit të Dave Mathews dhe pashë se programi im BitTorrent nuk funksiononte.


Kompjuteri dhe lidhja e internetit ishin në rregull, kështu që filloi të mbizotëronte paranoja: Mos po e bllokonte komunikimin ofruesi i shërbimeve të internetit, RCN? I telefonova RCN-së dhe tekniku me të cilin bisedova tha se ISP-ja e kishte shtuar BitTorrent në listën e programeve të ndaluara, për shkak se shumë njerëz e përdorin për të shkarkuar materiale me të drejta autoriale të mbrojtura.Koncertin që provova ta shkarkoj ishte pa drejta autoriale, por kjo nuk e bindi teknikun e RCN.

Më vonë i telefonova departamentit të mediave të RCN, si reporter dhe tregimi ndryshoi. Zëdhënësi i ISP-së më tha se përfaqësuesi i përkrahjes së konsumatorëve,me të cilin kisha biseduar ishte keqkuptuar.BitTorrentRCN nuk ka bllokuar kurrë me qëllim trafikun peer-to-peer dhe përkrahte principet e neutralitetit në internet!!! Brenda 24 orësh problemet e mia me BitTorrent u zhdukën. Sigurisht, shumica e konsumatorëve nuk mund të thërrasin ISP-në e tyre dhe të identifikohen si gazetarë. Por ka instrumente dhe mënyra për të ndihmuar nëse jeni subjekt i ndonjë bllokade për BitTorrent. Disa ISP kanë pranuar se po kufizojnë trafikun peer-to-peer. Comcast pranon se ndërhynnë ndërprerjen e porteve të përdorura nga programet për shpërndarje skedarësh, si BitTorrent. Zëdhënësi i kabllorit Time Warner, Alex Dudley thotë se kompania e tij kufizon hapësirën për aplikacionet peer-to-peer.


Rrëke që rrjedh

Nëse dyshoni se ISP-ja juaj po ju bllokon trafikun e BitTorrent, thirrini dhe pyetini. Por duhet të keni parasysh se ka shumë mundësi të mos të merrni një përgjigje që ka brenda të vërtetën .Nëse përfaqësuesi i ISP-së tuaj nuk ju tregon se çfarë po ndodh, shikoni kushtet e kontratës që keni me ta. Aty mund të gjeni përgjigje. Disa ISP bazojnë menaxhimin e bandwidth në rregullore, që janë shumë të vështira për t’i deshifruar.Nëse ISP-ja nuk është e qartë rreth rregullave për bandwith që BitTorrent përdor,mund të provoni disa mënyra për të testuar nëse trafiku në BitTorrent ka shpejtësi më të vogël se ajo që duhet të ketë. Një metodë është këqyrja e shpejtësisë së shkarkimit. Shpejtësia e shkarkimit në BitTorrent, për skedarë të popullarizuar me shumë burime, do të duhej të ishtee barabartë me shpejtësinë që e keni parë në teste të ndryshme.Glasnost (find.pcworld.com/60797), një vegël e bazuar në Rrjet, kontrollon nëse ISP-ja juaj ndërhyn në tra kun e BitTorrent. Vegla nuk ka nevojë të shkarkohet dhe e zhvillon testin brenda 4 deri 7 minutash.Për adhuruesit e mëdhenj, që dëshirojnë të hulumtojnë,Eletronic Frontier Foundation ka zhvilluar Pcapdi (fi nd.pcworld.com/60798) për të përcaktuar nëse ISP-ja ka bllokuar tra kun e BitTorrent.Krijuesit e programit BitTorrent, Vuze kanë krijuar një shtesë për klientin e tyre peer-to-peer. Shkarkimi dhe përdorimi i kësaj shtese në kompjuter nuk do t’ju tregojë nëse ISP-ja po përzihet me tra kun e BitTorrent, por ndihmon Vuze, që përdor të dhënat për të bërë lobbing tek FCC, për të ndaluar ku zimet arti ciale për BitTorrent.
Shmangia nga kapja e Biteve

Nëse keni kuptuar apo dyshoni se ISP-ja juaj po ngadalëson tra kun e BitTorrent,mund të merrni disakundërmasa, por asnjë prej tyre nuk është e sigurt se do të funksionojë.Së pari, provoni të përdorni inkriptimin për të fshehur tra kun peer-to-peer. Klientët si BitComet, BitTorrent, uTorrent dhe Vuze ërkrahin inkriptimin klientit. Aktivizimi i këtij tipari e bën më të vështirë, por jo të pamundur për ISP-në të zbulojë se jeni duke përdorur një program peer-to-peer.Ja se si të veproni.BitComet: Te menyja Options, zgjidhni Preferences•Advanced • Connection dhe zgjidhni në fund Protocol encryption.
BitTorrent dhe uTorrent: Te references, zgjidhni butonin BitTorrent, më pas Protocol encryption dhe selektoni Enabled.Vuze: Së pari ndryshoni profilin tuaj të përdoruesit nga modeli i përdoruesit  llestar,te modeli i avancuar.Shkoni tek menyja Tools,hapni Con guration Wizard,dhe zgjidhni advanced. Pastaj kthehuni tek menyja Tools zgjidhni Options •Connection•Transport Encryption.

Zgjidhni Require encrypted transport, shkoni tek menyja Minimum encryptiondhe selektoni RC4 encryption.Metoda e dytë për të shmangur ndërhyrjen e ISP-së është të ndryshoni mënyrën se si punojnë protokollet e BitTorrent.Kjo metodë mund të ketë sukses kundër ISP-ve që provojnë të ndalojnë shpejtësinë,duke u bazuar në kon gurimin standard të BitTorrent. Rregullimi i protokolleve të BitTorrent mund të jetë pak i ngatërruar.Për të rikon guruar programintuaj, referojuniudhëzimeve që publikuesi ofron.Një mënyrë tjetër e lehtë është të eksperimentoni me ndonjë protokoll apo klient tjetër për BitTorrent, pasi secili klient mund të ketë protokollet e veta të paracaktuara.Porti standard i komunikimit për tra kun e BitTorrent është 6881. ISP-të e dinë këtë dhe e mbikëqyrin si fajkua. Nëse ISP-ja ngadalëson apo bllokon trafikun e BitTorrent, që udhëton në këtë port, shpejtësia e shpërndarjes së skedarëve tuaj do të bjerë.Për t’iu shmangur bllokadës nga ISP-të, klientët BitTorrent mundësojnë ndërrimin e portit, apo grupin e porteve që kompjuteri juaj përdor për tra kun e BitTorrent. Disa klientë të BitTorrent automatikisht provojnë të kon gurojnë Firewall apo Drejtuesin (router) tuaj për të lejuar tra kun të kalojë mes porteve të reja.Ndërsa te të tjerët ju duhet të hapni portet në router në mënyrë manuale.

Faqja e Port Forward (portforward.com) do t’ju drejtojë në procesin e rregullimit të routerit për të lejuar kyçjet hyrëse.Një metodë më e avancuare turbullimit të tra kut tëBitTorrent përfshin një tunel të enkriptuar, siç tregon edhe emri. Kjo mbron nga ISP-ja juaj llojin e të dhënave që dërgoni apo merrni.Shërbimet falas si  e Onion Router (TOR, torproject.rg) dhe I2P (fi nd.pcworld.com/60799) janë dizajnuar për të dërguar mesazhe anonime dhe të enkriptuara, por disa njerëz i kanë adaptuar për të përdorur lidhjet BitTorrent. Klienti Vuze vjen me përkrahje të bashkangjitur për shpërndarje të tra kut përmes TOR dhe I2P.Për rreth 5$ në muaj,rrjetet komerciale virtuale si elakks (relakks.com) dhe SecureIX (secureix.com) mund t’ju ndihmojë të parandaloni identi kimin e nga ISP të tra kut të BitTorrent. Në reklamimin e shërbimeve të veta, SecureIX premton të “ç’aktivizojë ndalesën e P2P”. Kompania ofron gjithashtu shërbim me bandwidth të limituar në 56kbps. Por ISP-të po i zbulojnë këto teknika të avancuara inkriptimi dhe vazhdimisht po rrëzojnë tunelet e inkriptuara edhe pa qenë të sigurt nëse shënimete inkriptuara janë tra k i Bit-Torrent.Metoda më ekstreme qënjë ISP përdor për të menaxhuartra kun peer-to-peer është të bllokojë çdo gjë që uket të jetë tra k i BitTorrent,i enkriptuar apo jo.Nëse kjo ju ndodh, keni dy zgjedhje kryesore: të ndërroni ISP ose të mos përdorni BitTorrent./pcworldAlbanian

Thumbs up Që kompjuterët në rrjet të shohin njëri-tjetrin
Nëse keni disa kompjuterë në rrjet dhe ata ndajnë mes tyre lidhjen me internetin, duhet të jenë në gjendje të shohin dhe njëritjetrin e të shkëmbejnë dokumente mes tyre.


Por, nganjëherë, Windows dështon në shkëmbimin automatik të dokumenteve mes kompjuterëve në rrjet. Në vazhdim do të gjeni disa zgjidhje për këtë problem. Filloni duke kontrolluar në firewall. Firewall të ndryshëm si ZoneAlarm dhe Norton Internet Security shpesh bllokojnë rrjetin lokal. Si një masë paraprake, filloni duke u shkëputur nga lidhja me internetin. Pastaj çaktivizoni çdo firewall që keni në kompjuter. Nëse është e mundur, aktivizoni vetëm një firewall. Është akoma aty problemi? Nëse po, kontrolloni rregullimet në firewall dhe shikoni se si mund ta bëni të përshtatshëm për rrjetin ku gjendet kompjuteri. Do të duhet të vendosni kompjuterët e tjerë në një “Zonë të Besuar” apo në ndonjë grup të ngjashëm.

Përsëriteni këtë proces me çdo kompjuter. Mos u rilidhni me internetin deri sa çdo firewall të funksionojësiç duhet. Ja edhe disa teknika ngaekspertët: Sigurohuni që të gjithë kompjuterët janë anëtarë të të njëjtit workgroup: Klikoni me butonin e djathtë mbi My Computer dhe zgjidhni Properties. Përpara do ju dalë System Properties. Klikoni te Computer Name. Nëse emri i workgroup nuk përshtatet me emrin e workgroup te kompjuterët tjerë, klikoni Change. Sigurohuni që sharing është aktiv: Klikoni me butonin e djathtë te My Network Places. Përsërisni të njëjtën gjë dhe me lidhjen aktive të rrjetit. Nëse File and Printer Sharing for Microsoft Networks është e paselektuar, selektojeni.

Shkoni tek folderi që dëshironi të shkëmbeni. Nëse ikona e folderit nuk ka një dorë të vogël nën të, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Sharing and Security. Pastaj klikoni Sharing, selektoni Share this folder on the network. Në Windows Vista, kjo ikonë e folderit duhet të ketë një foto të vogël të dy njerëzve në skajin e poshtëm të majtë. Nëse nuk e ka, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Share. Në kutinë dialoguese shkruani everyone në fushën e tekstit, klikoni Add, rregulloni nivelin e autorizimit (nëse dëshironi) dhe klikoni Share. Nëse kompjuterët ende nuk shohin njëri-tjetrin provoni hilen e fundit, e cila shpesh ka sukses: Klikoni -R, shkruani shtegun deri tek kompjuteri tjetër në rrjet dhe shtypni . Ky shteg i rrjetit duhet të jetë i paraprirë nga dy thyesa, i pasuar nga emri i kompjuterit në rrjet, si për shembull \\chris. Nëse kjo ka sukses, vendosni kompjuterët si disqe të rrjetit./pcworldAlbanian



Asistent te volitshem per Firefox
Sa më shumë që mbështeteni te shfletuesi juaj Firefox dhe tek SO-ja Windows, aq më shumë i vëreni defektet e tyre. Kemi gjetur tre shkarkime të volitshme për t'i ndihmuar këto programe në problemet e tyre. Një shtesë ju ruan prej cookie-ve vjedhacake në Firefox.


Një program gjen arsyet prapa famëkeqit Blue Screen Of Death, kurse i treti shton mjetet e disponueshme në mouseover për menaxhim më të mirë të fajleve. Secili prej tyre është pa pagesë, duke i bërë akoma më të mirë.
Privatësi më e mirë
Shtesa e Firefox, Better Privacy, mund të shmangë cookie-t flash, të cilat cenojnë privatësinë tuaj. Këto gjithashtu njihen si local shareo objects (LSO), të cilat shumë faqe web i përdorin për të plotësuar cookie-t e tyre HTTP, përfshirë ruajtjen e preferencave dhe gjurmimin se nga ku lundroni, por për to nuk mund të përdorni funksionet elementare të shfletuesit ashtu si bëni me cookie-t normale. Better Privacy detekton automatikisht vendndodhjen e LSO-ve në hard diskun tuaj dhe mund të vendosni t'i fshini ato automatikisht kur mbyllni shfletuesin apo pas një kohe të caktuar. Në vendosjen standarde, aplikacioni tregon një pop-up të vogël përpara se të kryejë çdo veprim.
Nëse jeni i shqetësuar për privatësinë tuaj online dhe përdorni Firefox, atëherë do ju duhet Better Privacy. find.pcworld.com/63668.

BlueScreenView
Patjetër që do të keni parë një Blue Screen Of Death. Shkaku mund të jetë thjesht një drajver i gabuar dhe kompjuteri juaj do të rindizet me politesë. Apo mund të jetë diçka më serioze, si një problem në nivel hardueri. Sidoqoftë, kjo është një shenjë e paqëndrueshmërisë së sistemit. Por BSOD-ja është zakonisht kriptike dhe meqë Windows zakonisht rindizet automatikisht brenda një kohe fare të shkurtër - pa siguruar se nuk do të hasni përsëri në të njëjtin problem - ju duhet ndihma analitike e Bluescreenview.
BSV hap, paraqet dhe interpreton të dhënat që Windows ruan në fajlet minidump (.dmp), të cilat zakonisht ndodhen në C:\Windows\mini pas një BSOD-je. Pasi e keni drejtuar BSV në skedarin minidump (thjesht mund t'i tërhiqni e t'i hidhni fajlet apo t'i hapni me programin), do të mund të shikoni saktësisht programet dhe DLL-të e përfshira në crash, të gjitha DLL-të aktive në atë moment si dhe një BSOD të simuluar. Informacioni i ndihmon përdoruesit më ekspertë të diagnostikojnë shkakun e një crash-i në një kohë rekord. Ndërkohë që përdoruesit më pak praktikë mund të drejtohen tek një mik më ekspert me telefon për një analizë të shpejtë të problemit find.pcworld.com/63666.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
disa tutorials
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa Keshilla
» Disa komanda forumesh
» Disa Hadithe te mira
» Disa rregulla per aplikim
» si ti ndryshojm disa tinguj kur dhezet PC

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Mësime dhe Tutoriale-
Kërce tek: