pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa Keshilla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

Disa Keshilla Empty
MesazhTitulli: Disa Keshilla   Disa Keshilla EmptyWed Dec 02, 2009 6:49 pm

Receta fitoterapeutike

Afrodiziak
Fitoreceta Merren tre (3) lugë sumbllari, meli, (Humulus lupulus L.) të tharë ose çaj nga sumbullari, pastaj lëvoret e dy limonëve dhe lëvorja e një portokalli. Lëvoret së bashku zihen në ujë për 20 minuta, pastaj i shtohet sumbullari dhe së bashku zihen edhe tre minuta në 1 litër ujë. Largohen nga zjarri në të cilën më pastaj vendoset mjalti. Pihen çdo ditë nga 1 (një) gotë - 200 ml, tre herë në ditë. Amerikanët pijes së tillë i shtojnë edhe tre granula të lecitinës.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Analgjetik
Merren 100 gram lule pelini (Artemisia...) dhe vendosen në një gotë të pastër qelqi dhe lagen me raki të pastër rrushi a kumbulle. pasi të qëndrojnë 5-6 ditë në diell, përdoren 1 herë në ditë nga 20 - 30 pika të këtij esencioni.
---------------------------------------------------------------------------------------------
Anemia
1. Çdo ditë të pihen së paku nga 150 ml lëngë të rrepës së kuqe (Rapa Rubra), para buke.
2. Të hahent sa më shpesh domate.
3. Duhet ç'do ditë të hahen nga 10-15 fryte të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një kohë prej 20 - 25 ditëve.

Merren 250 gram gjethe hithi (Urtica dioica), 10 gram uthëllnike (Rumex accetosella) dhe 10 gram gjethe delli(Plantago maior). Vendosen në 1 litër ujë të ftohtë ku qëndrojnë 12 orë. Më pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës më mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjat tërë ditës
shumë herë me lugë të kafesë.

Në 1 ( një) litër ujë vendosen 10 gram gjethe dhe 10 gram rrënjë të hithit (Urtica dioica), pastaj 5 gram të bimës ajugë (Ajuga), 5 gram të bimës bar pezmi (Achillea millefolium), 5 gram makth të egër, lule gjaku, kantarion i verdhë (Hypericum perforatum), 5 gram mendër (Menthae piperita), dhe 3 gram pelin (Artemisia...). Përzihen mirë dhe zihen së bashku për 5 (pesë) minuta. Pastaj ena mbyllet mirë pasi të largohet nga zjarri duke e lënë të qëndroj dy orë. Çaji para se të pihet duhet të ngrohet. Kundër anemisë përdoret një (1) litër çaj për një ditë.

Merren 4 lugë gjelle të hithit (Urtica dioica L.) të freskët dhe të prerë imtë, (e nëse nuk ka të freskëta merren 2 lugë të thara) dhe përzihen me 500 ml alkool 96 % dhe 500 ml ujë të zier. Qëndrojnë të mbyllur dhjetë ditë, e pastaj pihen nga 100 ml, tre herë në ditë.

Merren pak farra të koprës së rëndomtë (Foeniculum vulgare L.), pastaj 1 lugë kaçë (Cynosbati fructus), 1 lugë tërfill. 10 gram nga kjo përzierje vendoset në 350 ml ujë valë. Pihen 3 - 4 gota në ditë
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Angjina
Bluhen 1 kg gjethe të hithit të butë në bluarse për mish, shtryllet lëngu i tyre dhe pihet.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Aperitiv
Rrënja e bimës lule shurdha (Taraxacum officinale) në sasi 100 gram, vendoset në 500 ml ujë valë, mbyllet mirë ena dhe zihet 10 minuta. Më pastaj kjo kullohet dhe pihet e ëmbëlsuar si qaj për shtuarjen e oreksit.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Aritmia
Përgatitet tinktura nga: 500 ml alkool 96 %, 5 lugë gjelle murrizi (Crataegus monogyna ),dhe mbyllen në një shishe 1 litërshe. Qëndrojnë 10 ditë duke u përzier çdo ditë. Kullohet dhe merret nga 20 pika në 100 ml ujë.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Arterioskleroza
Merren tre lugë gjelle rushkëza të murrizit (Crataegus
monogyna) dhe vendosen në 400 ml. ujë valë. Mbyllen mirë, dhe duhet të
qëndrojnë gjat tërë natës në një vend të ngrohtë. Në mëngjes kullohen dhe shtryllen rrushkëzat. Doza terapeutike: 1 gotë uji (200ml) pihet gjat çdo
racioni; së paku dy herë në ditë. Nëse nuk ka rushkëza të freskëta, bënë të
përdorren edhe ato të tharra.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Artritisi
Një lugë çaji bar rozmarine (Rosmarinus off.) përzihet me dy
gota çaji ujë, më parë të zier, mbyllet dhe duhet të qëndroj tetë orë. Pastaj shtryllet dhe mirret nga gjysmë filxhani për katër herë në ditë.
***
Merren dy lugë gjelle bar të bluar të rozmarinës së egër, dhe përzihen me 5 lugë gjelle vaj të lulediellit. Duhet të qëndrojnë 12 orë, në pllakë të ngrohtë të stufës, të mbuluar mirë. Pastaj kjo kullohet dhe shtrydhet, dhe përdoret për lyerje të jashtme.
***
Çdo mëngjesë për 30 ditë pihet lëngu i përgatitur prej 200 ml ujë dhe 10 (dhjetë) lugë kafeje uthull molle. Kjo pihet 1 herë në ditë. pas kësaj do të ndihet lehtësim në shtrëngime.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Astma
Merren 2 lugë gjelle lule dhe gjethe të barpezmit (Achillea milefolium), dhe 1 lugë gjelle lule dhe gjethe të të izopit (Hyssopus off.), të thundërzës (Thymus serpyllum) dhe buzëgomarit (Verbascum densiflorum), gjitha këto të imtësuara, vendosen në 1 litër venë të bardhë, të nxehtë e të zier, dhe aty qëndrojnë 2 orë, të mbyllur mirë. Pastaj shtrydhen dhe kullohen, si dhe ëmbëlsohen me mjaltë bagremi dhe pihen nga 50 ml çdo orë.
***
Merret një karrotë, thellohet, mbushet me mjaltë dhe pastaj piqet në furrë.Nga kjo duhet më pastaj të kullohet lëngu i karrotës, dhe të miret çdo mëngjesë nga 4 lugë.
***
Merret 1 shishe birrë e zezë dhepërzihet me 250 gr. mjaltë livadhi dhe zihen së bashku. Përdoren nga 1 lugë dy herë në ditë deri sa të përmërsohet gjendja.
***
Merren 250 gr. kafe të bluar të fërguar mirë dhe 500 gr. mjalt natyrore. Përzihen mirë. Çdo ditë nga kjo përzierje të hahet nga një lugë para buke. Sasia duhet të shpenzohet për 20 ditë. Përsëritet edhe njëherë në të njëjtën mënyrë.
***
Merren dy gjethe të freskëta fiku dhe zihen në 200 ml ujë, përderisa të mbetet gjysma e sasis së ujit. Lëngu i fituar pihet menjëherë në darkë para gjumit ose në mëngjes esull.
***
Merret një sasi frutash manafere dhe thahen. Pastaj bluhen në mulli të kafes. Nga pluhuri i tillë merren nga 2 lugë kafeje,esull duke e përcjellur me qumësht apo ujë.
***
Hudhrat prehen imtë dhe nga ajo mirret masa prej 7(shtatë) lugëve dhe përzihet me 1 litër raki, myllet shishja dhe mbahet në vend të nxehtë 20 ditë. Kohë pas kohe tundet shishja, dhe në fund kullohet lëngu dhe pihet tre herë në ditë nga një gotë para buke, për 20 ditë rradhazi.
***
Merren 2 (dy) lugë lule dhe gjethe të bimës bar' ethesh, trikë (Centaurium umbellatum), gjethe të pulmonarit (Pulmonaria officinalis) dhe lule të shtogut (Sambucus ebulus), si dhe 1 (një) lugë gjethe të bimës dejç, gjethedelli (Plantago maior), dhe përzihen në 1 (një) litër ujë të vluar. Pasi të qëndrojnë dy orë të mbyllura, kullohen e shtryllen dhe pihet e ëmbëlsuar me mjaltë bagremi për 15 ditë me rradhë.
***
Merret një shalqinë në madhësi 3-5 kg, e cila vrimohet në maje duke bërë në të një rreth 10 cm. Pastaj thellohet ajo dhe mbushet me mjalt natyror, e më pastaj mbyllet me lëvoren e vet dhe futet në tokë në thellësi gjysmë metri. Pas 5 ditëve nxirret nga toka, dhe shtrydhet lëngu i shalqinit. Çdo ditë pihet nga 125 ml lëng të tillë në drekë dhe 250 ml pas darke.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ateroskleroza
Merret sasi e mjaftueshme e gjetheve të hithit, dhe përgatiten,pasi të zihen sikur spinaqi. Kjo masë e zier hahet nga një (1) lugë për drekë dhe darkë, e me të edhe nga 3 mushkërinjë pule të papjekura mirë, si dhe 200 gr. mushkërinjë të pjekura mirë në prushë apo skarë. Më pastaj pihet 100 ml venë e kuqe. Këtë tretmat duhet përsëritur ç'do të tretën ditë, për 10 ditë. Me këtë të hahen edhe gjellëra tjera kalorike.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Bajamet (Inflamacioni i bajameve)
Merren 15 - 30 gram lule pjeshke dhe zihen në gjysëm litri (500 ml) ujë. Kjo pihet në formë çaji apo përdoret si gargare. Bënë të përdoret edhe pluhuri i luleve të tharra e të imtësuara të pjeshkës, e cila merret me maje të lugës për çdo përdorim.
***
Përzihen në raport 1:1 bimët: Sherbelja (Salvia officinalis), këputja e arave (Equisetum arvense), boçet e hormoqit (Picea obies). Nga këto bëhet çaj e cila pastaj ëmbëlsohet me mjalt sipas dëshirës. Me çaj shpërlahet fyti (gargare) çdo 15 minuta.
***
Të pihet çaj i përgatitur nga rrënja e mullagës së bardhë, takër, takër uji (lthea officinalis L.)
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Barkqitja - Shih diarrea.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Barku - dhimbjet dhe spazmet e barkut
Merren 100 gram gjethe dhe maje llastarësh të manaferrës (Rubus ...), pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 (një) litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
***
Merren 150 - 200 gram fruta dhe zihen me 250 ml venë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
***
Merren 50 gram mendra (Mentha piperita), dhe 50 gram kamomile (Matricaria chamomilla) dhe përzihen. Nga përzierja merren tre lugë gjelle dhe vendosen në gjysëm litri (500 ml) ujë valë. Menjëherë mballen për dy orë dhe pihen. Para buke të mos ëmbëlsohen ndërsa pas buke duhet ëmbëlsuar çajin.
***
Dhimbjet dhe spazmet, sikur diçka e shkulë barkun - Merren 3-4 thelpinjë hudhre të ndrydhura imtë vendosen në 100 ml raki të fortë rrushi. Pihet disa herë kur të lajmërohen dhimbjet, gjersa të ndalen ato.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Bronhitisi
Të inhalohet avulli i kamomilit (Matricaria chamomilla), nga 20 minuta. avulli duhet rënë në kokë, gojë e hundë.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bronket ~ (Pastrimi i bronkeve)
Merret gjysmë gotë uji me fara të lulediellit (Heliatum annum), gjysmë gote gjethe luledielli dhe 250 ml ujë të ftohtë, vendosen në enë dhe zihen gjersa të vlojë uji. Pasi masa bëhet kompakte, largohet nga zjarri, i shtohet 2 pika limon dhe gjysmë gote mjaltë si dhe 400 ml çaj i fortë indie. Gjat ditës merret shpesh ky bar nga 2(dy) lugë gjelle.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bronket (Nxjerrja e këlbazës)
Merren 7 gram lëvore degësh të pjeshkës dhe zihen në 200 ml ujë gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Përdoren më pastaj si çaj.
------------------------------------------------------------------------------------------
Diarreja
Pihet çaji i makthit të egër - kantarionit, (Hypericum perforatum).
Diarreja 2 - Në 1,5 litër ujë vendoset 60 gram tërshërë dhe zihen gjersa të vloj uji. Sheqerosen pak dhe pas çdo racioni pihen nga 500 ml. lëng të fituar.
***
3 - 50 gram gjethe të lajthisë, përzihen me 200 ml ujë të vluar dhe qëndrojnë së bashku 20 minuta. Kullohen dhe pihen 3 herë në ditë nga 200 ml.
***
Diarreja te fëmijët
Merren tre lugë oriz dhe tërshërë dhe përzihen 1 litër ujë i zier valë, dhe lihen të qëndrojnë 2 orë, gjersa të fundosen. Nga kjo merret pak lëngë, dhe pak u shtohet edhe nga lëngu i pëfituar nga tre lugë lëng të ftoit, kulumrie dhe të thane. Qulli i përfituar prej orizi e tërshëre hahet para çdo racioni të zakonshëm.
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Dieta (Për dobësim)
20 gram lule të shtogut të zi (Sambucus nigra), përzihen me 20 gram të bimëve kopra e rëndomtë (Foeniculum vulgare), Kamomilit (Matricaria chamomilla), Blirit (Tillia...), mendrës (Menthae...), dhe vendosen në një enë me 1 litër ujë të vluar. Qëndrojnë 60 minuta e pastaj kullohen. Pihen 2-3 herë në ditë rreth tre muaj.
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Djegia
Përgatitet melhemi nga lëvoret dhe gjethet e shtogut, të cilat vendosen në një enë të pastër me vaj ulliri dhe dyllë natyral. Këto zihen në zjarrë të ulët. Kullohen dhe përzihen mirë. Plagët lyhen në shtresa të holla.
***
3 - 10 gram lule të blirit (bënë edhe lëvore dimrit) vendosen në 1 litër ujë të vluar, mbyllen mirë për 3 orë, kullohen dhe me lëngun e ftohur lyhet vendi i djegur.
***
Për t'i penguar të ënjturit pas djegies, lëkura e djegur lyhet me uthull molle.
***
Vendi i djegur lyhet me mjaltë. Mjalti e pengon të mbledhurit me dhimbje të lëkurës, dhe ndihmon në shërimin dhe regjenerimin e lëkurës. Këshillohet të përdoret mjalt sa më i errët
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Djegia nga Dielli
Përzihen 200 gram kos dhe një e bardhë e vesë, si dhe 100 gram patate të freskëta e të shtypura. Me to lyhet lëkura e djegur. Mbështillet dhe mbahet gjersa të mos qërohet lëkura.
***
Djersitja
Kundër djersitjes pihet sirupi i përgatitur nga hudhra, në mbrëmje dhe para gjumit 2 - 3 lugë gjelle në ditë.
***
Djersitja natën
Pengohet me sukses nëse lëkura e trupit fërkohet me uthull molle.
Djersitja 3 (E këmbëve) -Lëvorja e boqeve të bungut (Quercus petrea) shtypet dhe bëhet pluhur. Me pluhur të tillë çdo tre ditë fërkohen çorapet dhe këpucët.
***
Djersitja e këmbëve
Merren disa patate, shtypen dhe thahen. Nga kjo bëhen peca, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe ato vendosen në këmbë dhe mbështillen. Pecat ndërrohen çdo 24 orë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Dregëzat në kokë
Së pari qethen flokët, pastaj lahet koka me ujin ku është zier drithi. Në ndërkohë merren gjethet e urthit Hedera helix), një lugë venë, një lugë yndyrë dhe kripë. Përzihen vena, kripa dheyndyra dhe lihen të qëndrojnë për 4 ore. Pastaj nga dy gjethe të urthit vendosen në dregëza me masën e përgatitur dhe aty qëndrojnë 24 orë. Kjo përsëritet për çdo ditë, dhe çdo ditë koka lahet me ujin e drithit, ndërsa shpërlahet me venë. Duhet ndërprerë, gjat këtij tretmani ushqimi dhe pijet djegëse. Më së miri është të pihet uji i pastër, boza apo qumështi.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Dridhja e duarve
Merren fruta të papjekura të manaferrës dhe zihen me pak sheqer. Vendosen të qëndrojnë në vend të mbyllur.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Kundër shprehis së duhanit
Përgatiten toptha qulli nga shtypja e 1 lugë gjethesh Angjelikë (Angelica sylvestris) dhe një lugë gjethesh të bimës gjethedelli (Plantago lanceolata et maior). Këto vendosen në një filxhan të zbrazët ku u shtohet një lugë ujë i ftohtë. përzihen gjersa të formohet një masë e dendur, e nga ajo pastaj bëhen toptha të vegjël të cilat para dhe pas dite përtypen nga 10 minuta. Lëngu gëlltitet ngase i ndihmonë organeve të tretjes. Më vonë goja shpërlahet me ujë të ftohte. Pas kësaj nevoja për duhan nuk ndihet për tre orë. pas një jave nuk do të ndihet fare nevoja për duhan.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
• Eliksiri i rinisë për ripërtëritje të organizmit të sëmurë.
Merren 400 g. hudhra, lahen dhe imtësohen në rende. Shtrydhet lëngu i 24 limonëve i cili përzihet me hudhrat e imtësuara. Vendosen në një kavanoz, mbyllet mirë dhe mbulohet. Para se të përdoret ky preparat, përzihet mirë. Përdoret nga një lugë kafeje në një gotë uji të zier (200 ml). Rezultatet e para të forcimit të organizmit, largimit të plogështisë, freskimit të gjithëmbarshëm, vërehen pas 2 javëve.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Gërditja
Përzihen 50 gram gjethe të mendrës (Mentha piperita) dhe 50 gram gjethe të barbletes, milc, (Melissa officinalis), e nga përzierja merren tre (3) lugë dhe përvëlohen me 500 ml ujë valë. mbyllen mirë, qëndrojnë dy orë dhe kullohen e pihen.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Gjaku - pastrimi i gjakut
Duhet ç'do ditë të hahen nga 10-15 fryte të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një kohë prej 20 - 25 ditëve.
***
Gjaku ~ përmërsimi i elementeve të gjakut.
Në proporcione 1:1 pëzihen gjethet e: Mjedrës (Rubus idaeus),të rush serezit të zi, rush frengut (Ribes...), gjethe manaferre (Rubus fruticosa), gjethe mështeknë (Betula pendula). Nga përzierja merren 2 lugë gjelle dhe përvëlohen me 200 ml. , ujë valë. Çdo mëngjes pihet nga 200 ml. çaji të tillë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Heqja e barkut - Shih në diarrea.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Impetigoja ~ sëmundje e lëkurës
Shkaktohet nga streptokoket dhe stafilokoket 9bakterie). Me pak kujdes mund të mjekohet për 2 javë. Çdo plagë laget mirë me uthull molle të pastër 6 herë në ditë në intervale të caktuara kohe (çdo 150 minuta). Sipas rregullit impetigoja duhet të zhduket pas 2-4 ditëve.
Insektet 1 (Thumbimi i insekteve) - Bletat, arëzat, marimangat, akrebët, grerëzat, mizat, mushkajat, pleshtat, çimkat etj. , mund të shkaktojnë çrregullime serioze në organizëm dhe në lëkurë. Mjekimi fillon me nxjerrjen e thumbit të insektit nga lëkura, në të cilën vend pastaj vendosen kompresa me 3% të trtjes së acidit borik (Acidi borici), ose me alkool. Te rastet më të rënda duhet vizituar mjekun.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Jashtëqitja (pengesat)
Tinktura nga dëllinja, e cila përgatitet si vijon: merret 1 litër alkool 60% dhe 4 (katër) lugë gjelle rrushkëza të dëllinjës (Juniperus Communis lat.). Përzierja qëndron 10 ditë. Të mos shtrydhen rrushkëzat! Merren nga 20 pika në 200 ml ujë apo në një kub të sheqerit.
Jashtëqitja 2 (pengesat) - Merret një lugë gjelle uthull molle dhe vendoset në 200 ml ujë të vakët. Të pihet çdo mëngjes pa ngrënë fare!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Jermia (shih somnabulizmi)
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Këmbët (djersitja)
Kundër djersitje së këmbëve përdoret kjo këshillë: Këmbët duhet larë në ujë të vakët ku më parë është zier gjethja e arrës apo e plepit, e më pastaj duhet bërë masazh me alkool në të cilën është shtuar pak kamfor dhe jod. Lëkura e këmbëve kur të thahet duhet të lyhet me talk apo pudër.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Kolli ( i madhë )
Në sasi të barabarta përzihen bimët: Trumëza (Thymus serpyllum) dhe Truma (Thymus vulgaris). Merret një (1) lugë nga kjo përzierje dhe vendoset në 200 ml ujë të vluar e të nxehtë. Pasi të qëndroj e mbyllur rreth 20 minuta, kullohet dhe pihet gjatë ditës e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
***
Në sasi të barabartë përzihen këto bimë: Lulet e bimës aguliqe (Primula veris), trumëza (Thymus serpyllum L.) dhe truma, temjani, (Thymus vulgaris L). Kësaj përzierjeje i shtohen edhe dy gjethe të gështenjës së butë (castanea sativa), dhe nga kjo përzierje merret 1 (një) lugë gjelle, e cila përvëlohet me 400 ml ujë valë.E mbyllur duhet të qëndroj 15 minuta në enë nga qelqi, e pastaj kullohet dhe pihet sa më e nxehtë gjatë ditës.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
• Menstruacionet me dhembje - dismenoreja
Te menstruacionet me dhembje dhe gjakderdhje të shumtë, merret një lugë kafeje këputje të arave (Equisetum arvense) dhe përvëlohet me 400 ml ujë valë. Gjatë dhembjeve të mëdha, merret çdo dy orë nga një lugë gjelle lëngu i kulluar, ndërsa nëse dhembjet janë të buta dhe ka pak gjakderdhje, merret tre herë (3) në ditë nga një (1) lugë gjelle.
***
Zihen 3 (tre) lugë gjelle mjaltë dhe 500 ml (gjysmë litri) ujë për 5 minuta. Lëngu derdhet në enën ku më parë është vendosur 3 gr. pelini (Artemisia ...) dhe mbyllet hermetikisht. Qëndron 20 minuta, kullohet dhe pihet çdo orë nga 1 lugë gjelle.
***
Prehet në rriska të holla buka e elbit apo e thekrës. Rriskat piqen në furrë që të bëhen petiska. Pastaj zhyten në venë të kuqe dhe hahen disa herë në ditë.
***
Merret 25 gr. këputje e arave (Equisetum arvense) dhe vlohet në 500 ml ujë për 25 minuta. Kullohet dhe pihet dy herë në ditë në mëngjes dhe mbrëmje nga një filxhan kafeje e këtij çaji.
***
• Menstruacionet e çrregulluara
Merren 3 grushta rrënjë manaferre, prehen imët dhe zihen në 1 (një) litër venë të kuqe derisa të mbetet gjysma e lëngut. Pihen nga 60 ml 3 herë në ditë. (tre (3) gota të vogla në ditë)
***
Të pihet çdo mbrëmje nga 250 ml çaj të kamomilit (Matricaria chamomilla L.)

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Migrena (dhembja periodike e ballit)
Merret kripë në sasi sa të mbulohet vendi me dhembje dhe vendoset në ballë me një copë pece. Nëse dhembja nuk ndalet, të pihet ujë i kriposur.
***
Merren 3-4 degëza rozmarini (Rosmarinus officinalis) dhe vendosen në 200 ml ujë të zier e të ftohur, e me këtë edhe një (1) lugë mjaltë livadhi. Kjo qëndron 12 orë. Pihet nga 200 ml disa herë në ditë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Prostata ( e sëmurë )
Preferohet të pihet çaji prej fesligenit. Fesligeni është dezinfektues shumë i mirë. Merret 1 (një) lugë kafeje gjethe Fesligeni të tharë e të imtësuar gati si pluhur, përvëlohet me 200 ml ujë valë, përzihet e mbyllet për 5 minuta. Pihen 2-3 gota për 5 ditë rresht pa e ëmbëlsuar , 15 minuta para buke. Pas kësaj tre ditë bëhet pauzë, dhe e njëjta përsëritet 3 herë, e mëpastaj pauzohet 10 ditë dhe sërish vazhdohet procesi prej fillimit, duke pirë çajin për 5 ditë dhe duke pauzuar mëpastaj për 3 ditë. Prostata 2 ( e sëmurë ) - Çaji nga majdonozi. Sidomos te prostata e zmadhuar merren tre lugë të kafesë rrënjë të tharë e të imtësuar majdonozi ose farat e imtësuara dhe vendosen në 1 litër ujë valë. Mbyllet ujipër 2 orë. Kullohet dhe pihet. Farat e kungullit ndikojnë mirë në punën e fshikëzës urinare dhe të prostatës, prandaj duhet të hahen. Si mjekim plotësues është hudhra.Hahen 2 thelpinjë të vegjël hudhre nga 3 herë në ditë për 3 e më tepër javë. Prostatën e zmadhuar e zvogëlon uji i nxehtë si banjo ujore në legen, ku duhet ulur, në mbrëmje para fjetjes.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Qafa (Dhimbja në qafë)
Merret një leckë e pastër dhe lyhet me rrëshirë të breut. Peca e tillë mbahet për disa orë në qafë. Metoda është e mirë edhe për dhembjet në gjunjë dhe në fytë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Qeni (kafshimi)
Kundër ifektimeve (të qarturit) pas kafshimit të qenit përdoret rrënja e bimës Arctium lappa - rrodhëza, e shtypur me kripë e cila më pastaj vendoset në plagë. Kjo pengon dhe largon infektimin.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Qetësim (për qetësim)
Për qetësim në përgjithësi përdorret këshilla: Merren 50 gram kallinjë mështekne (Betula pendula) vendosen në një (1) litër ujë dhe zihen për një kohë prej 15 minutash. Pas kësaj qëndrojnë të mbyllura 10 minuta, kullohen dhe pihen 3 - 4 herë në ditë si dhe para gjumit.
Qetësim 3 - Pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë i kamomilit.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Reumatizmi
Biberi i zi (Piperus nigra L.), në kokrra, pihet në këtë orar: Dita e I-rë dy orë para buke 1 (një) kokërr, dita e II - 2 kokrra, dita e III - 3 kokrra, IV-4, V-5, VI-6, VII-7, VIII-8, IX-9, ditën e X pihen 8 (tetë) kokrra, XI-7 (shtatë), XII-6... dhe kështu me rallë deri sa të arihet në 1 kokërr. Pastaj pason pauza 5 ditë dhe pas kësaj për 25 ditët e ardhme merren nga 5 kokra biberi të zi në ditë. Sërish bëhet një pauzë për tre muaj, dhe nëse pas kësaj është nevoja përsëritet tretmani.
***
Merret hudhra (Alium sativa L.) dhe stypet e përzihet me vaj. Vendoset në vendin me dhimbje.
***
Në vendin e sëmurë vendoset një pecë me gjethe të nxehura mirë të mështeknës (Betulla pendulla L.). Dhimbja do të zbutet gati në moment.
***
Merren 20 kokrra gështenjë të egër ( ) dhe imtë prehen (bluhen) dhe vendosen në shishe të errët. Mbushet shishja me 1 litër alkool. Qëndron 10 - 15 ditë në të. Me këtë tinkturë alkoolike lyhet vendi me dhembje.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Sinusët (e hundës)
Merret bima borzilok (fesligen -Occinum basilicum) prehet imët dhe inhalohet përmes hundës në mëngjes dhe në mbrëmje para fjetjes.
Somnabulizmi 1 - Merren një sasi e konsiderueshme e farave të sinapit të bardhë (Sinapis alba) dhe shtypen, pastaj përzihen me uthull dhe bëhen si brumë. Me atë masë lyhet një pecë e linit 1 cm e trashë, dhe nga kjo sasi merret nga dy lugë kafeje në ditë.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~ ~~~~~
Sytë (dhembja e syve)
Merren dy (2) lugë bimë eufrazi (Euphrazia officinalis) dhe përvëlohen me 500 ml ujë valë. Qëndrojnë të mbyllur 10 minuta. Lëngu pastaj kullohet dhe vendoset në një enë ovale, ku lihet të ftohet. Pas kësaj zhyten sytë në mënyrë të hapur nga 10 herë.
***
Sytë (problemet me sytë)
Merren gjethe të vishnjes dhe lahen me ujë të ftohtë. Para fjetjes me gjethe i mbulojmë sytë. Gjethet qëndrojnë si peca gjer në mëngjes, për disa ditë rresht.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shtatzënia
Gjat shtatzënisë pihet çaji ipërgatitur prej: 50 gram gjethe mendre (Menthae piperita L.), 50 gram gjethe të bar bletes ((Melissa oficinalis L.), dhe përzihen mirë, nga kjo merren tre lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë valë. Ena menjëherë mbyllet dhe qëndron dy orë e mbyllur. Është edhe më mirë nëse përbërjes së lartëshënuar i shtohen edhe 15% gjethe të dredhëzës. Kjo pihet nga 200 ml. tre herë në ditë.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
Zëri i çjerrur
Të çjerrurit e zërit mjekohen si vijon: Merren 100 gram selino (Apium graveolans) si dhe lakër 100 gram. Këto mirë përzihen me ujë. Lëngu i fituar pihet esull si dhe në mbrëmje para gjumit. Selinoja përmbanë; Mg, Fe, pastaj vitaminet: A, B, D1,ndërsa lakra; S, Mg, K, Ca, vitaminet A, B1, B...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Disa Keshilla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Interneti dhe Kompjuteri :: shkrime-
Kërce tek: