pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MENDIME ISLAME

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MENDIME ISLAME Empty
MesazhTitulli: MENDIME ISLAME   MENDIME ISLAME EmptySun Apr 04, 2010 9:56 pm

MENDIME ISLAME
Written by Bahri Curri
Thursday, 15 February 2007 02:53
1. Pavarësia e një populli, i cili më parë nuk e ka fituar lirinë shpirtërore, së shpejti reduktohet në himnin dhe flamurin, kurse këto dy çështje nuk mjaftojnë për pavarësinë e njëmendtë.

2. Përtëritja fetare është vetëdije e qartë për qëllimin e vërtetë të jetës, për atë se pse jetohet dhe për çka duhet të jetohet.


3. Masat duan aksion islam, mirëpo pa inteligjencën e vet, atë nuk mund ta zbatojnë!


4. Popujt muslimanë asnjëherë nuk do të pranojnë asgjë, që është në kundërshtim me Islamin, sepse Islami këtu nuk është vetëm ide dhe ligj, Islami është bërë dashuri dhe ndjenjë. Kush ngritet kundër Islamit, nuk do të korrë asgjë, përveç urrejtjes dhe rezistencës!


5. Ndjenjave të qarta të masave islame u nevojitet ideja për t’i nxitur dhe orientuar. Mirëpo, kjo s’mund të jetë çfarëdo ideje. Kjo duhet t’u përgjigjet këtyre ndjenjave. Pra, kjo mund të jetë vetëm I D E J A I S L A M E !


6. Çdo rilindje është rezultat i afrimit krijues, i simpatisë dhe i pajtimit të brendshëm ndërmjet elementeve të vetëdijshme, prijatare të një shoqërie dhe shtresave të gjëra të popullit. Grupi prijatar është vullneti dhe mendimi, ndërsa populli është zemër dhe gjak i çdo lëvizjeje më të thellë.


7. Është gabim i madh nëse Islami gjykohet në bazë të sjelljeve të këqia të disa muslimanëve, por duhet të gjykohet në bazë të burimeve të udhëzimeve islame, e këto janë: KUR’ANI dhe HADITHI, e atëherë shihet Ideali i Islamit!


8. Lufta për pavarësinë e plotë të popujve muslimanë duhet të fillojë sërish kudo!


9. Krijuesi i Plotfuqishëm - Allahu xh.sh. i ka dhënë gjinisë njerëzore dy libra. Në njërin ka treguar madhërinë e Tij, kurse në tjetrin dëshirën e Tij.
Libri i parë është kjo botë, të cilën Allahu xh.sh. e ka krijuar, që njeriu duke shikuar dhe soditur madhërinë, harmoninë dhe bukurinë e veprave të Tij, të mund të pranojë gjithpushtetin e Tij.
Libri i dytë është Shpallja Hyjnore. Në të është dhënë dëshira e Zotit për shpëtimin tonë. E shpëtimi ynë arrihet vetëm përmes rrugës islame, të cilën na e tregoi vetë Allahu.
Të parin e shpjegojnë fizicientët, matematicientët, astronomët…, kurse të dytin predikuesit e fesë.


10. Shkenca dhe feja Islame janë si dy motra të vërteta. Ato kurrë nuk mund të vijnë në konflikt. Përkundër shkenca dhe feja ndihmohen recipokrisht dhe përkrahen në mes vete. Edhe predikuesit e fesë edhe shkencëtarët jo vetëm se na mësojnë se ekziston Zoti, por edhe na i zbulojnë dhe na bindin për të mirat e panumërta të Tij ndaj nesh.


11. Shkenca e mirëfilltë duke zbuluar dhe studiuar fenomenet natyrore na frymëzon me admirim ndaj Atij që i ka krijuar - Allahut xhel-le shanuhu.


12. Gjendja statike e materies është e pavlerë. Dhe shkaqet fillestare të lëvizjes nuk është e mundur të kenë qenë në vetë materien. Materia është vetëm marrëse e fuqisë dhe bartëse e saj, por jo edhe shkaktare e saj. Trupat fizikë që të gjithë do të mbetnin të qetë po të mos lëvizeshin nga jashtë, dhe nuk do të kryenin kurrfarë pune pa ndikimin e vullnetit të Qenies së Lartë. E vetëm vullneti i Allahut xhel-le shanuhu është forca lëvizëse dhe jetëdhënës i natyrës.


13. Zëri islam patjetër duhet të dëgjohet në Ballkan!


14. Muslimani nuk e urren askë, sepse Islami e mëson ta dojë dhe respektojë njeriun, ngase ai është krijesë e Allahut xhel-le shanuhu.


15. Po të bashkoheshin të gjithë muslimanët në rrugën e Allahut, dhe të punonin me dispozitat e ligjit të Tij, atëherë do të bëheshin një forcë e pathyeshme, dhe do të bëheshin të fuqishëm e dominues në mbarë botën!


16. Muslimanët, të cilët me të vërtetë e duan Islamin, duhet të jenë plotësisht besimtarë! Besimi në Zotin Një, Krijuesin e gjithësisë duhet të jetë i paluhatshëm dhe pa kurrfarë dyshimi!


17. Njohuria për ekzistimin e Zotit duhet të jetë vazhdimisht në mendimet dhe në zemrën e besimtarit!


18. Kur’ani nuk është shpallur që të jetë libër i kënaqësisë intelektuale, libër i letërsisë dhe artit, rrëfimeve dhe historisë, edhe pse e gjithë ajo gjindet në të, por është i shpallur për atë që të jetë mënyrë e jetës praktike të njerëzve!


19. Pejgamberi ynë, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, formoi gjeneratë të zemrës së pastër, gjeneratë të mendjes dhe mendimeve të kthjellta, të ndërgjegjës së pastër, e formoi në mënyrë burimore pa asnjë ndikim jashtë drejtimit të Zotit xhel-le shanuhu, gjë të cilën ka mundur vetëm Kur’ani ta garantojë.


20. Islami rolin e vet mund ta luajë vetëm nëse zbatohet në shoqëri, gjegjësisht nëse zbatohet në nivel të tërë UMETIT.


21. Përderisa të mos përforcohen tek ne vlerat islame, nuk kthjelltësohet në mendjen tonë BOTËKUPTIMI ISLAM. Andaj, dhe për këtë shkak nuk krijohet ndërmjet nesh gjenerata madhështore e përbërë prej njerëzve të llojit të gjeneratës së parë (selefu salih), të cilën Islami në fillim e prodhoi.


22. Që muslimanët të përjetojnë rilindje duhet t’i kthehen studimit burimor të Islamit, Islamit të atillë qysh e ka kumtuar Allahu subhanehu ve teala nëpërmjet Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem! Të gjitha idetë e huaja që kanë depërtuar në vetëdijen dhe mendimin për Islamin, sikurse edhe në praktikën e muslimanëve, doemos duhet të mënjanohen. Islamin e vërtetë duhet t’ua ofrojmë njerëzve dhe njerëzimit! Bota duhet ta kuptojë se Islam nuk do të thotë prapambeturi, por shkencë fisnike, humanitare, përparimtare dhe sociale, e cila i sjell vetëm fat përparimit, bashkëjetesës, bashkëpunimit, vëllazërimit dhe paqes në mbarë botën, dhe përhapjes së vlerave, të cilat i janë shumë të nevojshme njerëzimit! Muslimanët dëshirojnë që kurrë të mos ketë luftë dhe vrasje, që njerëzit të jetojnë në drejtësi sociale, në mirëqenie. Muslimanët dëshirojnë të mos ketë gënjeshtra, vjedhje, prostitucion dhe vepra të këqia, e që fëmijët të kenë jetë të lumtur, që të çmohet dinjiteti i personalitetit të njeriut, që njeriu të jetë i lirë.
Muslimanët e vërtetë, të mirë dhe të drejtë janë në mesin e njerëzve që të ketë harmoni në tërë botën. I tillë është Islami i vërtetë dhe të tillë janë muslimanët e vërtetë.


E lusim Allahun e Gjithfuqishëm të na shpie rrugës së Islamit të pastër dhe burimor!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
MENDIME ISLAME
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuize Islame
» program per fen islame
» Foto Islame
» radio fjala islame
» Libri ::: Poezi Islame ::::

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: