pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LIGJET, TË CILAT NDIKOJNË NË MBARË SHOQËRINË NDËRKOMBËTARE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

LIGJET, TË CILAT NDIKOJNË NË MBARË SHOQËRINË NDËRKOMBËTARE Empty
MesazhTitulli: LIGJET, TË CILAT NDIKOJNË NË MBARË SHOQËRINË NDËRKOMBËTARE   LIGJET, TË CILAT NDIKOJNË NË MBARË SHOQËRINË NDËRKOMBËTARE EmptySun Apr 04, 2010 10:17 pm

LIGJET, TË CILAT NDIKOJNË NË MBARË SHOQËRINË NDËRKOMBËTARE

Detyra e shoqërisë muslimane është të luftojë për ruajtjen, forcimin dhe integrimin e ligjeve të kësaj shoqërie e cila si çdo shoqëri tjeër mund të lartësohet ose të poshtërohet të përparojë ose të mbesë prapa. Kur’ani Famëlartë përmend disa faktorë që ndikojnë në lartësimin ose rrënimin e shoqërisë. Fakte të cilat po i shohim mjaft qartë në ditët tona.
1.Trakti i parë: Drejtësia dhe padrejtësia
Në qoftë se një shoqëri është e drejtë, ajo ecën përpara dhe lulëzon, në rast të kundërt në padrejtësi, ajo bëhet e padurueshme dhe një ditë ajo do të shkatërrohet dhe do të zhduket prej faqes së dheut. P.sh. në Kur’an historia e Faraonit të Egjiptit, i cili është shumë kryelartë dhe kishte lakmi të madhe për pushtet dhe për kontroll. Ai i keqtrajtonte njerëzit duke ua mohuar shumë të drejta. Ne dimë se Allahu xh.sh. ia ka tërhequr vërejtjen shumë herë me ndërmjetësimin e Musait alejhi selam, por ai nuk dëgjonte dhe bëhej përherë e më shumë kryeneç dhe pretendonte se ishte zot i atij vendi. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre veprimeve po ndodhin edhe në ditët e sotme në kurriz të bashkësive të ndryshme të popujve dhe në veçanti atyre muslimanë, si në Çeçeni, Palestinë, Afganistan, ku për shkak se ata duan ta mbrojnë vendin e tyre, të vendosin drejtësinë dhe ta praktikojnë fenë e tyre lirshëm. Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur vite më parë dhe po ndodh sot në Çeçeni, ku Rusia, një ndër superfuqitë e botës ka tentuar disa herë ta qeverisë Çeçeninë, por nuk ka mundur, sepse Allahu ndihmon ata që iu bëhet padrejtësi, ata që mbrojnë vendin e tyre. Dhe çudia ndodh kur të gjitha mediat botërore një ushtar rus e quajnë ushtar, ndërsa një ushtar çeçen e quajnë rebel, ekstremist, fundamentalist. Gjithashtu jemi dëshmitarë të ngjarjeve aktuale në Palestinë, ku shumë civilë të pafajshëm, edhe këta për të fituar të drejtat e tyre, atë të drejtë të cilën ua ka dhuruar Allahu i Madhëruar, edhe në këtë rast flasim për xhaminë Aksa, në të cilën muslimanët janë të detyruar të falen nën predionin e armëve dhe kur të dalin, ose kur të hyjnë në xhami, ata bien viktima të ushtrisë izraelite. Edhe në këtë rast muslimanët quhen rebelë provokues, por ushtria ushtria izraelite nuk e di se çfarë vlere ka të vdesësh për hir të Allahut, se sikur ta dinin, nuk do të vrisnin asnjë palestinez.
Për Afganistanin
Këto shtete i luftojnë muslimanët, sepse e dinë se Islami është dritë dhe po të përfshinte botën, kjo do të nxirrte në pah padrejtësitë, ligësitë si dhe praktikimin e haramit, e cila është lënda e parë e ndërtimit të këtyre shteteve, por për ta luftuar këtë dritë, e cila ka filuar të vezullojë edhe në këto shtete, gjë të cilës ata i tremben, kanë krijuar aleanca të përbashkëta, ku deri tani ishin armiq të përbetuar të njëri-tjetrit dhe merreni me mend sa i frikshëm është për ta Islami. Për ta penguar duan të ndërtojnë një mur ndarës ndërmjet tij dhe botës, por ata nuk e dinë se Allahu është mbi shtatë qiej dhe dritën e tij nuk mund ta ndalojë asgjë, por jemi ne muslimanët që e kemi për detyrë ta përhapim këtë dritë në mënyrë që bota të mos zhytet në padrejtësi. Për këtë Allahu thotë në Kur’an: “Nuk do të jeni besimtarë derisa ta thuani të drejtën, edhe nëse është kundër baballarëve, vetvetes apo eprorëve tuaj.”
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Thuaje të vërtetën qoftë edhe ndaj eprorit tënd.”
Por nëse thuhet e vërteta gjithmonë, ka pasoja dhe që t’i përballojmë këto, detyrë e bashkësive muslimane është që të jenë të bashkuar.
E përmendim se çfarë vjen kur nuk ka drejtësi, ku krimineli bëhet hero.
Në lidhje me drejtësinë, Allahu xh.sh. thotë: “O besimtarë, mbroni drejtësinë me ngulm dhe tregoni gjithmonë të vërtetën, edhe në qoftë se është kundër jush, prindërve e farefisit tuaj.”
“Fajësimi është vetëm për ata që shtypin të tjerët dhe me të pa të drejtë mbjellin ngatërresa në tokë.”
“Dhe zullumqarët do ta kuptojnë se në çfarë mundimi do të kthehen.” (Shiko historinë e Pejgamberit dhe Omerit për borxhin e çifutit.)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo njeri që ecën krah për krah me një shtypës, me qëllim që ta përkrahë atë, le ta dijë se është larguar prej rrugës së (njerëzisë) Islamit.”
“Një orë drejtësi është më mirë se 60 ditë ibadet nafile.”
Faktor tjetër që ndikon në forcimin e një shoqërie ose në shkatërrimin e saj janë bashkimi dhe përçarja. Allahu xh.sh. që me krijimin e njeriut të parë dhe të gjithë pejgamberëve deri te Muahmmedi a.s. i ka porositur që të jenë të bashkuar dhe të mos kenë luhatje në besimin e tyre dhe në komunitetin e tyre. Të gjithë mund ta dimë vlerën deri diku, se ç’do të thotë të jesh i bashkuar dhe në një mendje në vendime dhe mendime. Muslimani nuk e ka shumë të vështirë për ta arritur këtë, sepse si askush tjetër ai ka privilegjin e leximit dhe kuptimit të Kur’anit Famëlartë, i cili është i kuptueshëm për njerëzit e sinqertë dhe i rëndë për zullumqarët. Muhammedi a.s. ka thënë: “Ruajuni mprehtësisë së besimtarit, sepse ai shikon me atë mprehtësi që i ka dhënë Allahu.”
Allahu xh.sh. thotë: “Për shkak se ata bënë zullum, Allahu ua mbylli zemrat e tyre.”
Pra, besimtari mud t’i lexojë dhe kuptojë ajetet të cilat flasin për bashkim dhe forcim:
“Mos u ngatërroni mes veti, sepse humbni guximin dhe vullnetin, dhe fuqia juaj dobësohet.”
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut e mos u përçani.”
“E mos u bëni si ata që u ndanë e u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë dënim të dhimbshëm.”
“Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, por ata u ndanë dhe u përçanë.”
Muslimanët duhet të jenë të bashkuar dhe të përgatitur për të bërë të mundur vendosjen e ligjeve të sheriatit në ato vende ku ata banojnë, bile edhe më gjerë.
Muslimanët duhet që t’u shmangen përçarjeve, sepse ato dobësojnë vetëbesimin dhe bëhen shkak që të humbasin drejtimin e qeverisjes së vendeve të tyre, siç ndodh në disa vende muslimane.
Për të arritur bashkimin dhe forcimin ndërmjet muslimanëve në radhë të parë duhet të forcohet individi musliman në disa parime:
a) Të ketë besim të fortë dhe të sinqertë tek Allahu xh.sh.,
b) Të njihet me emrat dhe cilësitë e tij.
c) Të mbeshtetet tek Allahu për çdo gjë që lidhet me jetën e tij.
d) Të ketë cilësi të mira, mendime të urta, trup të shëndoshë, të jetojë në mënyrë të ndershme, ta vlerësojë kohën dhe momentet kur njeriu është në gjendje të mendojë më bukur.
Muslimai duhet të përkujdeset për të tjerët dhe të dojë për të tjerët atë që do për vete. Nuk duhet të ketë paragjykime kundrejt shtresave dhe racave të ndryshme. T’i trajtojë të tjerët ashtu siç do t’i pëlqente ta trajtonin. Muslimani nuk duhet ta dijë veten e vet duke e menduar si më të mirin, duhet të kujdeset për veten e tij duke menduar më të mirën, gjithashtu edhe për të tjerët, por le t’i bëjë të tjerët ta vlerësojnë atë. Allahu thotë në Kur’an: “Ata që ruhen prej lakmisë së shpirtit të vet janë ata që kanë për të shpëtuar.”
Pasi muslimani t’i ketë arritur këto dhe duke vazhduar të dijë dhe të fitojë cilësi të mira, rregulla, këshilla dhe urdhëra të Kur’anit, detyrë e tij del që ta përhapë dijeninë e tij në shoqërinë e tij kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për të arritur këtë muslimani duhet të marrë pjesë dhe të punojë në bashkësi të ndryshme muslimane ku të përpiqet që të këshillojë për drejtësi, të nxisë mirësi dhe virtyte të larta në mënyrë që këto bashkësi të kenë sukses dhe të ndikojnë në kthimin e vlerave të larta të ligjeve të Islamit në instituucione të ndryshme, madje edhe në ato shtetërore në mënyrë që të marrin fund vuajtjet dhe persekutimet e njerëzve kudo në botë dhe në veçanti të muslimanëve. Kjo bën pjesë në thirrjen e të tjerëve për në të vërtetën, pra në Islam, dhe kjo është “Da’ve”.
Muslimanët në radhë të parë për të bërë thirrjen në Islam duhet të kenë parasysh se kujt po ia bëjnë këtë ftesë dhe të përpiqemi që në fillim për hallet dhe kushtet e tyre, në mënyrë që atij që i bën thirrje të bindet që me të vërtetë e don. Vetëm kështu mund të fitojmë zemrat e të tjerëve dhe të njëri-tjetrit. Mëshira dhe përkujdesja për të tjerët i bashkon njerëzit në një parim dhe ide të përbashkët siç është Islami. Natyrisht duke arritur këtë, muslimanëve u del për detyrë të luftojnë kundër ligësisë, mbrapshtisë, padrejtësisë, diktaturës dhe shtypjes, imoralitetit, korrupsionit. Të gjitha këto nuk mund të arrihen pa besim të fortë tek Allahu si individ dhe si bashkësi dhe pa qenë të bashkuar. Pejgamberi Muhammed alejhi selam ka thënë: “Grupi i shpëtuar është xhemati.”
“Trimi i vërtetë është ai që e thotë të vërtetën edhe para sunduesit tiran.”
E kemi kuptuar se shpëtimi i vetëm i kësaj bote të mbuluar nga padrejtësitë dhe keqtrajtimet e gjakderdhjet është vënia e ligjeve islame në pushtet, për të ndihmuar ata njerëz që u ka humbur shpresa për ta rigjetur atë, për të kthyer ata njerëz që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në to për të mos e bërë kriminelin hero dhe heroin kriminel apo terrorist, me një fjalë për të vendosur drejtësinë dhe jo padrejtësinë, bashkimin dhe jo përçarjen, mirësinë dhe jo përçarjen.
Allahu thotë në Kur’an: “E kemi dërguar Kur’anin mëshirë dhe shërim për besimtarët.”
“Allahu urdhëron mirësi dhe maturi.”
“Të jesh i drejtë ndaj atyre që të pasojnë.”
“Ai është Krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëmë kohë pushimi e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Nga mirësitë e tij është këshillimi për jetimin, për të varfrin për prindin.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
LIGJET, TË CILAT NDIKOJNË NË MBARË SHOQËRINË NDËRKOMBËTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: