pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PENGESAT NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME NË EVROPË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

PENGESAT NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME NË EVROPË Empty
MesazhTitulli: PENGESAT NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME NË EVROPË   PENGESAT NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME NË EVROPË EmptySun Apr 04, 2010 10:17 pm

.PENGESAT NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME NË EVROPË


Fillimisht duhet të cekim arsyen kryesore pse Perëndimi u dha muslimanëve një lloj lirie që ta përhapin da'vetin (Thirrjen Islame) dhe pse përpiqeshin që t'i ruanin dhe t'u ndihmonin në mësimin e fëmijëve.
Arsyeja e parë në dhënien e një lloj lirie nga Perëndimi për muslimanët që të bëjnë da'vet në vendet e tyre është për dy shkaqe:
Shkaku i parë: Banorët e Perëndimit ishin shumë të bindur se Shoqëria Perëndimore ka besimin, traditën, jetën, historinë dhe civilizimin e saj që ndryshojnë plotësisht nga parimet e Islamit; morali, tradita dhe civilizimi i muslimanëve (nëse pranojnë se muslimanët kanë civilizim) dhe sadoqë muslimanët t'i përmbahen fesë së tyre dhe thërrasin në të, ata janë pakicë e dobët e të rrethuar nga të gjitha anët me shoqërinë evropiane kudo që të gjenden: Në banesë, punë, rrugë, treg, universitet, shkollë, fabrikë, tren, aeroplan, autobus.... Ata janë si një pikë parfumi me aromë të mirë, dhe sa herë të hudhet në një oqean të stërmbushur me plehëra e ndytësira që kundërmon nuk ka mundësi që kjo aromë e mirë e parfumit të mbetet në atë oqean të ndyrë!
Disa muslimanë më kanë informuar se Papa i tanishëm u ka thënë të krishterëve në një tubim të madh në Holandë: "Mos u frikësoni nga Islami në Evropë, mos t'ju shqetësojë ndërtimi i xhamive dhe përhapja e qendrave islame në të, sepse bijtë e muslimanëve i keni në duart tuaja dhe nën kujdesin dhe përcjelljen tuaj në shkolla, universitete e gjetiu. Andaj angazhohuni në edukimin e tyre në mënyrë që të ndërthuren dhe të treten në shoqërinë krishtere, baballarët e tyre vdesin, xhamitë boshatisen, qendrat islame shuhen dhe fëmijët e tyre mbesin në radhët tuaja."
Shkaku i dytë: Evropianët, dhe perëndimorët në përgjithësi, kanë pranuar në fillim njerëz të ashtuquajtur muslimanë me emra jo edhe me punë, të cilët vinin një nga një dhe nuk e njihin fenë e tyre, madje shumica e tyre as që i përmbaheshin fesë fare, ata kishin ardhur në kurbet të siguronin një kafshatë të gojës, nuk kishin ndonjë kulturë që t'i ruante ata, e as kuadro të përgatitura që të merreshin me ta dhe çështjen e tyre. Fati i tyre ishte të merreshin me punë të rënda e të lodhshme, si bartja, ndërtimtaria, punët e rënda fizike nëpër fabrika, ose punë jofisnike si pastrimi i rrugëve, fabrikave e shtëpive etj. Prej njerëzve të këtillë nuk pritet që ata t'i përmbahen fesë së tyre, e lëre më të ndikojnë tek të tjerët, tek vendësit, të cilët janë më të lartë me pozitë, tretman dhe me pasuri, por përfundimi i tyre është shkrirja e tyre në shoqërinë evropiane. Kjo ka ndodhur me grupet e para të të shpërngulurve në Evropë.
Po ta dinin shtetet evropiane se në një kohë Islami i vërtetë do të përhapet në vendet e tyre, se do t'ia kërcënon besimin e tyre perëndimor dhe idenë e tyre perëndimore, nuk do të kishin hezituar padronët e Perëndimit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të lirisë fetare dhe të lirisë së mendimit të lirë që t'i përzinin muslimanët nga të gjitha anët e Evropës në një ditë të vetme (po të mundnin).
Për këtë shiko: Revista "El-Mexhel-letu", nr.737, faqe: 36, 21 shevval, artikulli është i autorit Fehmi Huvejdi me titull: "Tani radha është që Evropa të ballafaqohet me gjendjen islame", duke bërë me dije se ky shkrim i imi është bërë në vitin 1407 h (1987). Ndërsa artikulli i Hasan Huvejdit është shkruar në vitin 1414 h (1994). Që do të thotë 7 vjet pas udhëtimit tim, të cilin e kam përmbledhur në një shkrim në këto faqe. Kurse tanimë gjërat janë vështirësuar edhe më shumë, mirëpo da'veti është në rrugë të përhapjes dhe me rëndësi është që muslimanët ta kryejnë detyrën e tyre në vendin ku janë.
Jo, por veç ka filluar frika dhe pesimizmi t'i kaplojë evropianët nga prezenca e tanishme e muslimanëve. Disa vende evropiane, prej tyre Franca dhe Gjermania, u ofrojnë muslimanëve shuma të konsiderueshme të hollash me kusht që të kthehen në vendlindjet e tyre. Mjetet propaganduese ua tërheqin vërejtjejn liderëve të Evropës se mbetja e muslimanëve në Evropë është shumë e rrezikshme, dhe shumë liderë të partive e zbuluan fytyrën e tyre nga maska dhe e ngritën zërin për përzënien e të gjithë muslimanëve nga Evropa me arsyetim se ata nuk po duan t'i përshtaten shoqërive evropiane dhe se ata llogariten si një disharmoni në këto shoqëri, ngase ata ndalojnë çka evropianët lejojnë dhe anasjelltas, gjë që këto gjëra janë nga civilizimi dhe kultura e Evropës, ushqimi, pija, martesa, veshjet etj.
Kjo ishte arsyeja që perëndimortë u dhanë muslimanëve një liri dhe të drejtë të përkohshme që t'i përmbahen fesë së tyre dhe të thërrasin në të, ky ishte edhe qëndrimi i tyre i ndërtuar mbi këtë arsye.
Por tani kanë filluar belatë dhe persekutimet e muslimanëve në forma jozyrtare, por para syve të aparaturës zyrtare. Këto fjalë janë në kohën e shkrimit të këtij artikulli në vitin 1407 h (1987), ndërsa tani në vitin 1420 h (2000), d.m.th. 13 vjet pas atij udhëtimi, gjërat kanë ndryshuar shumë dhe vetë disa pushtete evropiane i bezdisin muslimanët dhe përpiqen që t'i nxjerrin jashtë. Ndërsa, arsyeja që bëri të ndryshojë situata dhe armiqtë e Islamit në popujt muslimanë t'i luftojnë thirrësit islamë dhe ta luftojnë Islamin duke u përpjekur të dominojnë mbi muslimanët dhe mbi jetën e tyre, është një arsye e madhe, i cili është: Se laikët nga popujt muslimanë e dinë fare mirë se muslimanët sa do që të largohen nga Islami, ajo natyrshmëria e fshehur në shpirtërat e tyre është e gatshme t'i kthehet Allahut dhe t'i përgjigjet thirrësit të imanit (besimit) kur do që t'i jepet rasti.
Pra një angazhim i vogël, modest, i sinqert rezulton me një përgjigje dhe pranim të shpejt të popujve muslimanë, ngase thirrja hyjnore pajtohet me natyrshmërinë e pastër, shkopi i Musait mbërthen litarët dhe shkopinjtë e Faraonit.
Për këtë gjejmë tiranin, i cili sundon vendin islam, të qëndrojë në pushtet 20 vjet apo më shumë, lufton Islamin, vret thirrësit islam, i arreston dhe i mundon. I hap rrugën kufrit (mosbesimit), ateizmit, shthurjes, mosbindjes, degjenerimit dhe çdo gjëje shkatërruese. Nëse i kthehemi kësaj pa mbajtur zi, Islami do të kthehet përsëri, do të përhapet Thirrja Islame në çdo shtëpi, do të mbizotërojë gjallëria islame në shkolla, universitete, fabrika, sindikata, asociacione etj., për një kohë shumë të shkurtër. Andaj, armiqtë e Allahut: çifutët, të krishterët, ateistët dhe idhujtarët bashkëpunojnë ngushtë me armiqtë e Allahut: tiranët dhe laikët në popujt muslimanë, që ta godasin çdo Lëvizje Islame.
Shumë përpjekje të mëdha me mundësi të jashtëzakonshme, të cilat i bën shteti për pengimin dhe goditjen e Islamit në popujt islam mund të asgjësohen me më pak angazhim, të cilin e bëjnë grupe të vogla, të varfëra dhe me mundësi të kufizuara që ta ngrisin fenë e Allahut. Shkak i kësaj është se ne, popujt islam, jemi të natyrshëm që t’i kthehemi Islamit dhe dominimit të tij në Tokë. Islami po të mos kishte forcë dhe ndikim tek muslimanët, atëherë do të rrezikohej që të fshihej çdo gjë që ekziston mbi tokë gjatë ballafaqimit me lloj lloj mashtrimi, dhelpërie, kurthi e dhune.
E tërë kjo është ndryshe nga Perëndimi, ngase përpjekjet e forta që bëhen për përhapjen e Islamit në Perëndim dobësohen dhe shuhen nga shoqëria perëndimore gjatë përballjes me dogma, zakone, tradita dhe devijime të natyrshmërisë, si dhe me organet drejtuese, përdhosjen e të vërtetave të Islamit, urrejtjen e madhe ndaj tij dhe pengesa tjera të shumta.
Marrë nga:
www.islammemo.cc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
PENGESAT NË RRUGËN E THIRRJES ISLAME NË EVROPË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: