pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SINQERITETI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

SINQERITETI Empty
MesazhTitulli: SINQERITETI   SINQERITETI EmptySun Apr 04, 2010 10:15 pm

SINQERITETI


i lartësuar qoftë i Madhi Zot, që krijoi gjithësinë dhe gjithçka që gjendet në të, e zbriti rrizkun dhunti për robërit e Tij. I lartësuar qoftë Allahu që e krijoi Ademin alejhi selam me dorën e Tij e përsosi, e ndaloi t'i afrohet pemës, e urdhëroi ashtu siç deshi dhe e ndaloi, e pastaj ia pranoi pendimin për mëkatin e tij dhe e mëshiroi.

E falënderoj Allahun, i Cili e bëri karavanin ndihmë dhe shpëtim për Jusufin alejhi selam.
O ti që e ke dëgjuar zërin e Dhenunit në tre errësirat, na mëshiro!
O ti që ia ktheve shikimin Jakubit dhe ia shndërrove dëshpërimin në gëzim, na gëzo atë ditë kur do të dëshpërohen jobesimtarët!
E falënderoj të Lartësuarin me falënderime të shumta. Krijoi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e zgjodhi nga njerëzia që të jetë dritë dhe mëshirë për ne.
E falënderoj Allahun që nëpërmjet robit të Tij, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tregoi se sinqeriteti është rruga e lumturisë.
"Me të vërtetë, veprat shpërblehen sipas qëllimit."


Vëllezër besimtarë!
Çdo vend ku përmendet emri i Allahut, ku mësohet feja e Tij dhe Sunneti i Pejgamberit të Tij janë mexhlise dhikri. Andaj, duke shpresuar që edhe ky rast të jetë prej mexhliseve të dhikrit, më lejoni t'ju flas për atë gjë, që së bashku me pasimin e Sunnetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem janë shkak për pranimin e punëve tona tek Allahu i Madhëruar. Për atë gjë që fshihet mes zemrave dhe Krijuesit të zemrave, për atë gjë që i ndalon vesveset e dyshimet, për çështjen më krenare në këtë botë dhe shpëtimtare në botën tjetër. Ai është sinqeriteti.


Kjo temë ndahet në pesë pika:
1.Kuptimi i fjalës "ihlas" dhe thëniet e dijetarëve për të.
2.Gjendja e selefëve me sinqeritetin.
3.Dobitë e sinqeritetit.
4.Sëmundjet e kohës.
5.Si të jemi të sinqertë?


1.Kuptimi i fjalës "ihlas" dhe thëniet e dijetarëve për të
Nijeti është shtylla e të gjitha punëve, pa të nuk pranohen veprat tek Allahu i Madhëruar. Në sheriatin islam nijeti është: "Të vendosësh që të kryesh një punë me sinqeritet vetëm për hirë të Allahut të Madhëruar duke kërkuar afrimin tek Ai." Shejhul islam Ibn Tejmije thotë: "Sinqeriteti i fesë është nijeti." Allahu i Lartësuar e ka përmendur sinqeritetin në shumë vende në Kur'an: "Nuk u urdhëruan për gjë tjetër, veçse ta adhurojnë Allahun e Madhëruar me çiltërsi në fenë e Tij." [Bejjine, 5]
Sinqeriteti është mburojë për besimtarin. Ibn Kajim për kuptimin e fjalës së Allahut të Madhëruar: "E ne e sjellim (kthejmë) ndonjë vepër që ata e bëjnë dhe e bëjmë hi e pluhur" thotë: "Ato janë punët që nuk janë kryer sipas Sunnetit, ose nuk janë bërë me ihlas për Allahun e Madhëruar."
Kadi Ijad ka thënë: "Lënia e punës për shkak të njerëzve është syfaqësi, puna për shkak të njerëzve është shirk. Sinqeriteti është që të të ruajë ty Allahu prej tyre."
Hafidh Hakemi thotë:
Vendose (bëje) nijetin për hirë të Allahut
Sepse ndërtesa pa themele nuk qëndron
Sinqeriteti është një prej kushteve për pranimin e veprave tek Allahu i Madhëruar. I Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu i Madhëruar nuk pranon nga punët e robërve, përveç atyre që janë kryer me çiltërsi dhe me qëllim për kënaqësinë e Tij"
Ibn Kajimi thotë: "Punët e zemrës janë bazë, ndërsa punët e jashtme janë pasim dhe plotësim i tyre. Me të vërtetë, nijeti është si shpirti, ndërsa puna si trupi."


2.Gjendja e selefëve me sinqeritetin
Selefët gjithmonë janë përpjekur t'i shërojnë zemrat e tyre dhe ta rregullojnë sinqeritetin duke mos filluar asnjë punë pa e shikuar nijetin.
Po sot me ne? Çudi!
I japim rëndësi pjesës së jashtme, nëse e kemi një sëmundje në lëkurë, menjëherë shpejtojmë për shërim, nëse rrobat i kemi të vjetra, bëjmë të pamundurën t'i blejmë të reja, por se pak nga ne janë ata që e rregullojnë nijetin, që bëjnë të pamundurën ta renovojnë atë. Sot, sa e sa punë kryejnë njerëzit pa i dhënë rëndësinë që i takon nijetit. Lusim Allahun të na i pranojë veprat tona, të na i rregullojë zemrat dhe nijetet tona!
Ta shfletojmë pakëz jetën e selefëve:
-Sufjan Thevriu thotë: "Nuk kam kuruar diçka më të vështirë se sa nijeti" Në shënimet e tyre gjejmë se çdo punë e kanë filluar me thënien e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Veprat shpërblehen sipas qëllimit"
-Në librin "Sijeru a'lami en-nubelai" përmendet Ejub Sahtijani, Allahu e mëshiroftë; Shu'be thotë: Ejubi ka thënë: "Jam përmendur, por nuk dua të përmendem"
-Ebu Hamza Themali thotë: Ali bin Husejn dilte çdo natë pas namazit të jacisë, kur njerëzit flinin, dhe mbante mbi shpinë ushqime dhe i shpërndante nëpër shtëpitë e të varfërve. Ali bin Husejn ka thënë: "Vërtet, sadakaja në mënyrë të fshehtë e shuan mërzitjen (hidhërimin) e Allahut të Madhëruar"
Omer bin Thabit thotë: Kur vdiq Ali bin Husejn, e kemi pastruar dhe kemi vërejtur në shpinën e tij gjurmë të zeza. Kemi pyetur: Ç'janë këto? Na treguan se janë shenja nga barra që mbante çdo natë duke shpërndarë sadaka për të varfërit.
-Transmetohet se është pyetur një nga selsefët: Përse nuk po flet? Ai ka thënë: Unë përmallohem për të folur, por kur përmallohem për diçka e lë atë.
Me sjellje të tilla të shumta e gjejmë jetën e selefëve.
-Ebu Bekri është kujdesur për dy të moshuar.
-Omeri është i njohur me kujdesin e tij dhe ndihmën ndaj besimtarëve.


3.Dobitë e sinqeritetit
Dobitë që i nxjerr njeriu nga ihlasi janë të shumta, por ne do të përmendim disa prej tyre:
a) Pranimi i punëve tek Allahu i Madhëruar.
Çiltërsia (ihlasi) është kusht prej kushteve të pranimit të veprave. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu i Madhëruar nuk pranon nga punët e robërve, përveç atyre që janë kryer me çiltërsi dhe me qëllim për kënaqësinë e Tij."
b) Falja e mëkateve.
Shejhul islam Ibn Tejmije thotë: Ndodh që njeriu të kryej një punë me çiltërsi (ihlas) për hirë të Allahut të Madhëruar, pasi ka plotësuar Tevhidin, e kjo punë të bëhet shkak që Allahu i Madhëruar t'ia falë mëkatet e mëdha
c) Ndihma dhe përforcimi.
"Allahu i Madhëruar e ndihmon këtë Ummet me lutjet, namazin dhe sinqeritetin e të dobtëve të tyre."
ç) Pastrimi i zemrës prej sëmundjeve (zilisë, syfaqësisë, tradhtisë...).
d) Ndihma dhe shpëtimi në raste të vështira.
Sikur se na ka ardhur ngjarja e tre personave, të cilëve iu mbyll hyrja e shpellës. Nijeti i tyre i mirë dhe sinqeriteti bëri që ata të shpëtojnë (këtë e përmend imam Neveviu në librin e tij: Rijadu Salihin).
dh) Hyrja në xhenet që është qëllim i çdo besimtari.
Allahu i Madhëruar thotë: "Do të paguheni sipas asaj që keni punuar, përveç robërve të Allahut të sinqertë."


4.Sëmundjet e kohës
Nuk goditet askush prej nesh me ndonjë sëmundje vetëm atëherë kur humb ihlasin dhe kur nuk posedon nijet. Çudi është me ne sot që shumë pak i japim rëndësi shërimit të zemrës, si rrjedhim zemrat tona goditen vazhdimisht nga sëmundjet e njohura të kohës.
Çdo njëri nga ne duhet ta dijë se të jesh mjek, inxhinier apo drejtor fasik (mëkatar) nuk ndikon direkt në punën dhe profesionin e tyre. Ndërsa, thirrësi në fenë e Allahut kurrsesi nuk mund të jetë i tillë, sepse njeriu mund të pranoj të vizitohet te një doktor fasik, ose t'i rregullojë makinën një mekanik fasik, por nuk pranon t'ia shëroj zemrën një fasik, i cili zemrën e tij e ka të nxirë nga gjynahet. Gjithashtu ai, i cili kërkon të vërtetën, nuk pranon atë nga një person i tillë.
Kështu pra ne, si thirrës në rrugën e drejtë, në atë që thirri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në fenë e Allahut të Madhëruar duhet t'i shërojmë zemrat tona, në qoftë se dëshirojmë të jemi të suksesshëm
Prej sëmundjeve të kohës janë:
a) Dashuria e shfaqjes së vetvetes.
Ebu Hurejre tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Të parët që do të gjykohen në Ditën e Gjykimit janë: Personi që ka rënë shehid në rrugën e Allahut, sillet në Ditën e Gjykimit, e njeh atë puna e tij dhe ai e njeh atë (punën e tij). E pyet Allahu i Madhëruar: Çfarë ke punuar në të (dunja)? Përgjigjet: Luftova në rrugën Tënde deri sa rashë shehid. I thuhet: Gënjeve! Ke luftuar që të thuhet se filani është trim. U tha. Urdhërohen melaiket për ta marrë atë, e tërheqin zvarrë mbi fytyrën e tij deri sa e hedhin në zjarr...." [Transmeton Muslimi]
Ka ardhur një transmetim se Omeri radijallahu anhu e ka qortuar Ubejen kur e ka parë se si po i shkojnë njerëzit prapa dhe i ka thënë: ndaloje këtë (vepër), sepse kjo është sprovë për ty dhe ulje për ata që të ndjekin.
Imam Ahmedi ka thënë: Dëshiroj të iki diku jashtë Mekës që të mos më njohin, sepse jam sprovuar me famë (shuhre).
b) Pastrimi i vetvetes.
Ngritja e vlerave të vetvetes duke u lavdëruar, duke u emëruar me llagape si dhe pëlqimi që të mburret e lavdërohet nga të tjerët. Kujdes vëlla, që të mos hysh në grupin e popujve që i ka qoruar Allahu i Madhëruar ku thotë: "Pëlqejnë që të falënderohen për atë që nuk e meritojnë (nuk e kanë punuar)." Gjithashtu thotë: "Mos pastroni (mos i ngritni vlerat) vetveten, Ai (Allahu) e di më mirë kush është i devotshëm." Ndërsa, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos pastroni (mos i ngritni vlerat) vetveten, Allahu i Madhëruar e di më mirë kush është i devotshëm."
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, kur e kanë lavdëruar duke i thënë: O muhadith, o dijetar i shekulli, ka qarë dhe e ka thënë duanë e njohur, të cilën e ka thënë Ebu bekri kur është bërë kalif i muslimanëve: "O Allah, më bëj mua më mirë se sa ata mendojnë për mua, mos më llogarit çfarë ata thonë dhe më fal mua me mëshirën Tënde atë që ata nuk e dinë!"
Por, lejohet në disa raste që njeriu ta tregojë veten (të tregojë vlerën e tij), kur e din se është i aftë për ta kryer një punë. Argument për këtë është thënia e Jusufit alejhi selam, të cilin e përmend Allahu në Librin e Tij dhe thotë: "Më emëro mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik dhe i ditur." [Jusuf, 55]
c) Ruajtja e gjuhës prej fjalëve të ndyta.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Ai, i cili i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le të flasë mirë ose le të heshtë." Gjithashtu ka thënë: "Muslimani nuk i shqetëson, nuk iu bën dëm muslimanëve tjerë me gojën e tij e as me dorën e tij."


5.Si të jemi të sinqertë?
Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që çdokush nga ne le t'ia drejtojë vetvetes.
Gjërat kryesore që nevojiten për të qenë i sinqertë janë:
a) Tevhidi i pastër.
b) Pasimi me konsekuencë i Sunnetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Nënshtrimi ndaj asaj që na ka urdhëruar, largimi nga ajo që ka ndaluar dhe besimi në atë që na ka lajmëruar.
Nëse dëshiron të jesh i sinqertë, kryej sa më shumë vepra të mira dhe largohu nga mëkatet, sado të vogla të jenë. Mos vepro asgjë për t'u dukur para të tjerëve, por kërko gjithmonë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar.
Kujto gjithmonë:
"Personi, i cili e dha sadakanë në mënyrë të fshehtë...."
"Vërtet, sadakaja në mënyrë të fshehtë e shuan mërzitjen (hidhërimin) e Allahut të Madhëruar."
Nëse dëshiron të jesh i sinqertë, pastroje zemrën tënde, largoje dëshpërimin nga vetja dhe vepro për Krijuesin tënd të Lartmadhëruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
SINQERITETI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: