pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 VLERA E DHIKRIT - TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

VLERA E DHIKRIT - TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT Empty
MesazhTitulli: VLERA E DHIKRIT - TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT   VLERA E DHIKRIT - TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT EmptySun Apr 04, 2010 10:14 pm

VLERA E DHIKRIT - TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT


Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblime). Më falënderoni e mos më mohoni.” [Bekare, 152]
Poashtu thotë:
“Shumë përmendësit e Allahut dhe shumë përmendeset e Allahut, Allahu ka përgatitur për ta falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” [Ahzabë, 35]


VLERA E LEXIMIT TË KUR’ANIT
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut fiton një të mirë dhe një e mirë shpërblehet dhjetëfish. Nuk po them elif lam mim është një shkronjë, por elif është një shkronjë, lam është një shkronjë dhe mim është një shkronjë.” [Transmeton Tirmidhiu]
Poashtu thotë:
“Lexoni Kur’an, sepse ai (Kur’ani) do të jetë ndërmjetësues për ithtarët e tij në Ditën e Kijametit.” [Transmeton Muslimi]
Si edhe thotë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Zbukurone Kur’anin me zërat e juaj.” [Transmeton Ebu Davudi dhe Nesaiu]


VLERA E TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Nuk punon njeriu ndonjë punë që e shpëton nga dënimi, më shumë se sa të përmendurit e Allahut.” [Transmeton Taberani]
Poashtu thotë:
“Fjala më e dashur te Allahu azze ve xhel-le është: “Subhanallah” (I lartë dhe i pa të meta është Allahu), “El-hamdulil-lah” (Falënderimi i takon vetëm Allahut) dhe “La ilahe il-lall-llah” (Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut), nuk prish punë që të fillosh me cilëndo prej tyre.” [Transmeton Muslimi dhe Ibn Maxhe]


VLERA E FJALËS “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Robi i Allahut kur thotë: “La ilahe il-lall-llah” me plotë sinqeritet dhe me gjithë zemër, i hapen dyert e qiejve deri tek Arshi, me kusht nëse largohet nga mëkatet e mëdha.” [Transmeton Tirmidhiu dhe e bëri hasen]
Poashtu thotë:
“Kush thotë: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir” (S’ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe falënderimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send) njëqind herë në ditë, do të ketë shpërblim sikur t’i lirojë dhjetë robër, do t’i shkruhen dhjetë të mira, do t’i fshihen dhjetë të këqija dhe do të ketë shpëtim nga shejtani në atë ditë derisa të ngryset. Askush nuk do të ketë shpërblim më tepër përveç atij që punon më shumë se ky.” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]


THESAR NGA XHENETI
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Ebu Hurejres radijallahu anhu:
“Thuani sa më shpesh: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah” (S’ka ndryshim e as forcë, pos me ndihmën e Allahut), sepse kjo fjalë është thesar prej thesarëve të Xhenetit.” [Transmeton Tirmidhiu]


VLERA E FJALËS “SUBHANALLAHI VE BIHAMDIHI”
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Fjala më e dashur te Allahu është: “Subhanallahi ve bihamdihi” (I lartë është Allahu dhe Atij i takon falënderimi).” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Poashtu thotë:
“Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: “Subhanallahi ve bihamdihi” njëqind herë, askush nuk do të vijë në Ditën e Kijametit me punë më të mirë, përveç atij që thotë njësoj si ky apo shton më shumë se ky.” [Transmeton Muslimi]


VLERA E ISTIGFARIT (KËRKIMIT TË FALJES)
Allahu duke treguar për Nuhin alejhi selam se si iu drejtua popullit të tij thotë:
“Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” [Nuh, 10-12]
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Lum për atë që gjendet në librin e tij istigfari i shumtë.” [Transmeton Ibn Maxhe dhe Bejhekiu] Poashtu thotë:
“Kush thotë: “Estagfirullahel-ledhi la ilahe il-la huvel hajjul kajjum ve etubu ilejh” (Kërkoj faljen e Allahut, i Cili është Një, s’ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është Mbikëqyrësi i përhershëm dhe i përjetshëm, dhe tek Ai pendohem), do t’i falen mëkatet edhe nëse është prej atyre që ka ikur nga vija e frontit.” [Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Hakimi]


SEJJIDUL ISTIGFAR
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Sejjidul istigfar është të thuash: "All-llahumme ente rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va'dike mesteta'tu eudhu bike min sherri ma sana'tu, ebuu leke bi ni'metike alejje ve ebuu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente."
"O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje. Kush e thotë këtë gjatë ditës duke qenë i bindur në të, e nëse vdes në atë ditë para se të ngryset do të jetë prej banorëve të xhenetit. Kush e thotë këtë gjatë natës duke qenë i bindur në të, e nëse vdes para se të gdhihet do të jetë prej banorëve të xhenetit".” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]


VLERA E TUBIMEVE PËR DHIKËR (TË PËRMENDURIT E ALLAHUT)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Nuk mund të ulet e të mblidhet një grup njerëzish për ta përmendur Allahun e që të mos iu afrohen melaiket dhe t'i mbulojë mëshira e Allahut." [Transmeton Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe] Poashtu ka thënë:
"Kur të kaloni pranë kopshteve të xheneti kënaquni me to." Sahabët i thanë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Cilat dhe çfarë janë kopshtet e xhenetit? Ai tha: "Tubimet për dhikër (të përmendurit e Allahut)." [Transmeton Tirmidhiu dhe e bëri hasen]


DUAJA KUR TË PËRFUNDOJË TUBIMI
Pejgamberisal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush prezenton në ndonjë tubim, në të cilin është folur dhe biseduar dhe thotë para se të ngritet nga ajo ndejë: "Subhaneke all-llahumme ve bi hamdike, esh-hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejke."
"I lartë qofsh o Allahu im, Ty të takon falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem." I falen mëkatet e bëra në atë tubim." [Transmeton Tirmidhiu]
Poashtu thotë:
"Kur një popull mblidhet dhe nuk e përmendin Allahun e as nuk dërgojnë salavat mbi Pejgamberin, kjo është e metë e tyre dhe Allahu nëse do i dënon e nëse do i falë." [Transmeton Ebu Davui dhe Tirmidhiu dhe e bëri hasen]


VLERA E TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT NË TREG
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush hyn në treg dhe thotë: "La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu juhji ve jumit ve huve hajjun la jemutu bi jedihil hajru ve huve ala kul-li shej'un kadir."
"S'ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të Pashoq. Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi. Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë, i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm." Ia shkruan Allahu atij një mijë të mira, ia shlyen njëmijë të këqija dhe e ngrit lart një mijë shkallë." [Transmeton Tirmidhiu, ndërsa Albani e bëri hasen]


VLERA E TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT PAS FALJES SË NAMAZIT TË SABAHUT ME XHEMAT
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Kush e falë sabahun me xhemat, pastaj ulet dhe e përmend Allahun derisa të lind dielli, e më pas i falë dy rekate namaz, do të ketë shpërblim sikur të kryejë një haxh dhe umre plotësisht." [Transmeton Tirmidhiu dhe e bëri hasen]


VLERA E PËRSHËNDETJES (SALAVATIT) MBI PEJGAMBERIN sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Më erdhi nga Zoti im një përcjellës dhe tha: Kush të përshëndet (të dërgon salavat) ty nga Ummeti yt, Allahu do t'ia shkruaj atij dhjetë të mira, do t'ia shlyejë dhjetë të këqija, do ta ngritë dhjetë shkallë si dhe do të ketë edhe ai një përshëndetje (salavat) të tillë." [Transmeton Ahmedi] Poashtu thotë:
"Koprrac është ai, i cili kur përmendem pranë tij, nuk bie salavat mbi mua." [Transmeton Tirmidhiu dhe e bëri hasen]
"Sahabët i thanë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Si të të dërgojmë salavat? Ai tha: Thuani: "All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ezvaxhihi ve dhurrijjetihi kema sal-lejte ala ali Ibrahime. Ve barik ala Muhammedin ve ezvaxhihi ve dhurrijjetihi kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid."
"O Allah, ki mëshirë ndaj Muhammedit, bashkëshorteve dhe pasardhësve të tij, siç pate mëshirë ndaj familjes së Ibrahimit. Bekoje Muhammedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet, Ti je Lavdiplotë dhe i Madhërishëm." [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]


VLERA E DUASË
Allahu i Lartësuar thotë:
"E kur robët e Mi të pyesi ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua." [Bekare, 186] Poashtu thotë:
"Zoti juaj ka thënë: Më thirrni Mua, unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimi ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem." [Gafir, 60]
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Duaja është ibadet (adhurim)." [Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu]


NUMËRIMI I DHIKRIT ME TESPIHE (RRUZARE)
Shejhul Islam Ahmed Ibn Tejmijje ka thënë: "Numërimi i tesbihëve me gishta është sunnet. Sikur që ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur ka folur për gratë: "Kanë bërë tesbihë dhe i kanë numëruar me gishta, edhe ato janë përgjegjëse dhe do të merren në pyetje." Ndërsa, numërimi i tyre me bërthama fruti, guralecë apo ngjashëm me to është mirë (hasen), ka pasur edhe prej sahabëve radijallahu anhum që e kanë bërë një gjë të tillë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka parë nënën e besimtarëve duke bërë tesbihë me guralecë dhe e ka pëlqyer këtë. Poashtu transmetohet se edhe Ebu Hurejre ka bërë tesbihë me guralecë. Kurse, bërja e tesbihëve me tespihe nga rruazat e lidhura në një varg apo ngjashëm me të, ka disa që e urrejnë (nuk e pëlqejnë). Por, nëse e ka nijetin (qëllimin) e mirë ajo punë është e mirë, jo e urrejtur. Mirëpo, marrja e tespiheve pa nevojë, mbajtja dhe shfaqja e tyre para njerëzve, varja e tyre në qafë, mbështjellja e tyre në dorë në formë rrethi, e të ngjashme, kjo bëhet për mendjemadhësi, ose u përngjan mendjemëdhenjve, e tërë kjo pa nevojë. Rasti i parë është haram (i ndaluar), ndërsa i dyti së paku është mekruh (i urrejtur)." [Mexhmu' fetava shejhil islam Ibn Tejmijje vëll.22, fq.506]


NUMËRIMI I AJETEVE NË NAMAZ ME TESPIHE
Është pyetur Shejhul Islam, Allahu e mëshiroftë: Kur njeriu lexon Kur'an dhe e bën numërimin me tespihe në namaz, a e prish namazin apo jo? Ai është përgjigjur: Nëse është qëllimi i kësaj pyetjeje numërimi i ajeteve të lexuara në namaz, apo numërimi i sureve të përsëritura si (kul huvallahu ehad) me tespihe, kjo gjë lejohet. [Mexhmu'ul fetava vëll.22, fq.625]


HAFIDH IBN HAXHER BËNTE DHIKËR ME TESPIHE
Ibn Haxher, Allahu e mëshiroftë, kur ulej me xhemat pas namazit të jacisë për dhikër dhe përkujtim i mbante tespihet nën xhyben e tij në mënyrë që të mos i shoh askush. Vazhdonte me rrotullimin e tyre tërë kohën sa bënte tesbihë apo dhikër në ndejen e tij. Ndodhte ndonjëherë t'i binin nga xhybja, por shihej që ai donte t'i fshihte ato.
Nga:
["El-xhevahir ved-durer fi terxhemti el-Hafidh bin Haxher" të autorit Hafidh Shemsudin Sehavi vëll.1, fq.111]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
VLERA E DHIKRIT - TË PËRMENDURIT TË ALLAHUT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: