pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MË FAL, A JE BURRË?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MË FAL, A JE BURRË?! Empty
MesazhTitulli: MË FAL, A JE BURRË?!   MË FAL, A JE BURRË?! EmptySun Apr 04, 2010 10:13 pm

MË FAL, A JE BURRË?!


A të ngacmoi titulli dhe dëshirove të dish se për ç'farë bëhet fjalë? Në realitet unë nuk kam synuar me fjalën "burrë" kuptimin e përgjithshëm dhe të njohur në mendjet e meshkujve që është e kundërta e fjalës "femër", por kam synuar një kuptim tjetër të burrërisë. Një kuptim që i lejon edhe të riut të vogël, i cili akoma nuk e ka arritur moshën e pjekurisë, të cilësohet me këtë dhe të thirret në të.
Mund të befasohesh se edhe vajzat kanë plot të drejtë të cilësohen me këtë kuptim të këtij emri. Me të vërtetë, a po befasohesh tash? Ndoshta, por sidoqoftë para se të hyjmë në shtjellimin e kuptimit hyjnor të fjalës burrëri, eja të shohim se çfarë kuptojnë me fjalën "burrëri" rinia e Ummetit tonë sot, përveç atyre që Allahu i ka udhëzuar:
Shumica e të rinjve sot mendojnë se:
1.Burrë është ai që pi duhan;
Ky botëkuptim i gabuar, fatkeqësisht dhe me keqardhje të madhe e shprehim se, është përhapur shumë dhe është ngulitur në kokat e një numri të madh të të rinjve të Ummetit tonë, madje edhe tek fëmijët e femrat nëse duam të jemi më të saktë. Ekzistojnë disa faktorë dhe mjete që ndikuan në përhapjen e këtij botëkuptimi se rruga deri te burrëria është pirja e duhanit. Dhe prej këtyre faktorëve në shoqëritë muslimane, më të shumtit janë si vijon:
-Mundësia (aftësia) e ngushtë për veprim, mërzia, frika dhe dëshira për ta qetësuar veten.
-Sensi që ndien për veten, pjekuria dhe imitimi i të rriturve.
-Mundësia që ta ndalojë veten nga hidhërimi i ashpër dhe nervoza, që sipas duhanxhiut, në atë gjendje mund të bëjë ndonjë krim, por e tejkalon me pirjen e duhanit.
Këto paramendime të lartpërmendura mbillen dhe proklamohen në shoqëri edhe përmes mjeteve të masmedias. Ku paraqitet heroi, nga i cili janë të drejtuara shikimet, që duke dashur ta evitojë hidhërimin, nervozen dhe mërzinë strehohet te pirja e duhanit, ku më pas ai qetësohet, relaksohet dhe ka mundësi të koncentrohet në zgjidhjen ideale të problemit që e mundonte – e tërë kjo në saje të pirjes së duhanit, ashtu si paraqitet natyrisht- e më pas të ketë jetë të rehatshme.
Prej mënyrave të përhapjes së këtij botëkuptimi është edhe përcjellja e tij në kokën e të rinjve dhe të rejave nga të rriturit si dhe paraqitja e disa gjesteve që edhe më ua vërteton këtë.


2.Burrë është mashkulli që ka zë të lartë;
Nisur nga kjo, ai në çdo gjë e ngrit zërin, me këtë i rregullon problemet, nga ngritja e zërit njerëzit e dinë vendin dhe pozitën e tij. I frikësohen ata që janë përreth tij, nuk kupton dhe nuk bashkëpunon në asgjë përveç duke vendosur me zërin e tij e jo me mendjen e tij dhe është i gatshëm t'i sfidojë dhe t'i mund të gjithë.


3.Burrëria është lajthitje;
Të jesh burrë patjetër duhet të jesh i lajthitur, jonormal, p.sh. gjuha jote nuk duhet të lërë asgjë ashtu si është. Poashtu ai është edhe novator në aspektin e sajimit të fëlliqësirave dhe ofendimeve ndaj gjinisë njerëzore. Duart tua nuk duhet të rrinë të qeta, por ato janë mjet i forcës dhe dhunës së vazhdueshme që nuk ndalen nga puna dhe dëmtimi. Syri yt nuk duhet të lejojë të kalojë asnjë femër pa e futur atë në aparatin tënd vëshgues të hollësishëm emocional. Si dhe çdo gjymtyrë tjetër e trupit e ka rolin e vet për paraqitjen e çdo lloji të lajthitjes, vetëm e vetëm për të fituar denjësisht ofiqin "BURRË".


4.Burrë është ai që ka lidhje dashurore-sentimentale (Alton Xhoan), që është gjahtar i femrave;
Burrë është ai që ka mundësi të larta të zë femra në grackat e tij, që nuk ka rival në këtë gjë. Nuk mund t'i bëjë konkurrencë askush në atë që të arrijë çfarë dëshiron nga femrat me motiv të iluzionit dashuri e zjarrtë. Apo ai është kërkues i dashurisë së çiltër romantike, njeri ëndërrimtar që kërkon shprehjet e dashurisë dhe butësisë, të cilat vërtetojnë burrërinë e tij, si p.sh.: "Nuk mund të jetoj pa ty", "Ti je personi (burri) që e kam kërkuar tërë jetën time", "Ti e plotëson imagjinatën time dhe s'ndalem së menduari për ty", e shprehje tjera të ëmbëlsuara me mjaltë, gjegjësisht të ngjyera me mjaltë, por në realitet nuk është ashtu. Është e qartë se ky mjaltë si po duket është i nxjerrur nga lulet e bimës së egër dhe të idhtë, nëse kjo bimë ka lule. I riu shpejton me këto shprehje të ëmbëlsuara me mjaltë sa herë që dëshiron t'i ushqejë ndjenjat e tij të brendshme me "burrëri". Burrëria te disa është lidhja me femrat dhe mundësia për të bërë seks (prostitucion) me to, marrëdhëniet seksuale me to dhe garimi i të rinjve në këtë.
Kjo nuk ndryshon shumë nga ditët e injorancës së parë (xhahilijetit) para Islamit dhe as nga format e jetesës së sotme në shoqërinë perëndimore për nga konkurrenca dhe garimi për zbritjen më të shpejtë në shkallën më të ultë shtazarake, ndërsa të rinjtë edhe më shpejtë.


5.Burrë është ai që ka qëndrime burrërore dhe mban përgjegjësi të prera;
Ky botëkuptim i burrërisë është i lartë dhe i nderuar. Burrin që e gjen në kohën e nevojës dhe e kërkon atë në rastet e rëndësishme, i plotëson kuptimet e burrërisë. Nëse ky botëkuptim bart me vete edhe faktin, drejtësinë, mundësinë shëndetësore dhe saktësinë, pajtohet me botëkuptimin hyjnor të burrërisë në një pjesë: Bartja e përgjegjësisë dhe e kundërta. Ose përndryshe ndryshon nga ai në mënyrën e të shprehurit të këtij botëkuptimi dhe praktikimit të tij, duke ia shtuar edhe këtë se ne përballemi me dy probleme në këtë drejtim në gjendjen e sotme reale:
-Ky botëkuptim i drejtë nuk është i përhapur në mesin e të rinjve të Ummetit në një shkallë të lakmueshme, edhe pse ne mendojmë se distanca mes botëkuptimeve të burrërisë të përhapura dhe atyre të shëndosha është e vogël dhe mund ta kalojmë atë. Por realiteti është ndryshe, sepse botëkuptimet e përmendura më herët janë dominuese në shumicën e shoqërive tona muslimane.
-Ky botëkuptim nuk ka rregulla dhe kritere të veçanta, por ndryshon prej shoqërie në shoqëri, prej mesi në mes, prandaj gjithsesi duhet ta rregullojmë sipas kritereve të botëkuptimit hyjnor për burrërinë.
Ndërsa burrat, të cilët i ka njohur Allahu i Plotfuqishëm dhe na flet për ta kanë shenja tjera, thotë në Librin e Tij:
"Në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz (burra) që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet." [Nurë, 36-37]
Në këtë ajet vjen lajmi nga Allahu i Lartësuar duke na informuar se burrë është ai, i cili nuk pengohet e as nuk mashtrohet nga tregtia dhe shitblerja që të kryejë obligimet e tij ndaj Allahut të Madhërishëm si lutja, dhikri, namazi, zeqati. Shiko këtu me kujdes, tregtia dhe shitblerja janë të lejuara dhe nuk janë të ndaluara, por ky nuk ishte shkak që të pengohen nga kryerja e obligimeve ndaj Allahut, sepse shkalla e burrërisë zvogëlohet aq sa pakësohet edhe kryerja e obligimeve. Kjo ishte rreth atyre që pengohen dhe mashtrohen me gjërat e lejuara, por çfarë është puna me ata që mashtrohen me harame, me seriale e filma, me vardisjen e femrave dhe shoqërimin e tyre, me diskutime, zënka e lojëra?! A është ky burrë i modelit hyjnor?!
Allahu duke cekur një tipar tjetër të burrërisë kur'anore thotë:
"Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi." [Ahzabë, 23]
Këtu teksti kur'anor na e paraqet burrin, i cili zbaton atë që ia ka premtuar Allahut. Por që të kuptohet më shumë përmbajtja e ajetit, po e cekim edhe shkakun e zbritjes së tij:
Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Thabiti, i cili ka thënë: Xhaxhai im, Enes bin Nadr nuk prezentoi me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Luftën e Bedrit, kjo e mundoi shumë, dhe tha i pikëlluar: "Betejën e parë që e bëri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem unë mungova!! Vallahi, nëse ma mundëson Allahu ndonjë betejë tjetër me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do ta shohë Allahu se çfarë do të bëjë!" Thotë: Frikësohej të fliste diçka tjetër, dhe kur prezentoi me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Luftën e Uhudit e takoi Sa'd bin Muadhin radijallahu anhu, dhe i tha atij Enesi: "O Ebu Amr, këtu është era e Xhenetit, po e ndiej atë në Uhud!!" Thotë: Luftoi derisa u vra radijallahu anhu, dhe kanë gjetur në trupin e tij tetëdhjetë e ca goditje, ku kisht plagë nga shtiza, shpata, shigjeta sa motra e tij Rebi' bintu Nadr ka thënë: "Nuk e njoha vëllaun tim përveç përmes majave të gishtërinjve." Thotë: Më pas zbriti ajeti kur'anor: " Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut." [Ahzabë, 23]
A thua tash e kuptuam burrërinë e vërtetë? Kush janë burrat te Allahu azze ve xhel-le? Ku qëndrojnë botëkuptimet e mëhershme të burrërisë para këtij botëkuptimi hyjnor. Burrëria është kryerja e urdhërit të Allahut, mbajtja e premtimit, të cilin ia ka obliguar vetes robi, dhe pastaj e meriton të shpërblehet shtrenjtë për këtë burrëri ashtu si e përfundon Allahu ajetin e dytë duke thënë: "" [] shiko ajetin!!!
Allahu u premtoi atyre se do t'i shpërblejë me të mira të shumta, madje do t'ua shumëfishojë nga begatitë e Tij. Pra lum për ata që kanë këtë nder, andaj vëlla i dashur, shpejto që ta arrish këtë prestigj të lartë e fisnik, sepse ti e meriton këtë!


Pamja përmbyllëse;
Në fund, kjo është paraqitja e dy djemve të rinj, të cilët nuk kishin kaluar të pesëmbëdhjetat, por Islami ua përjetësoi emrat e tyre, ngase ata vranë kokën e kufrit në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ebu Xhehlit, mallkimi i Allahut qoftë mbi të.
Ua rrëfejmë këtë që të ta vërtetojmë ty vëlla i dashur, ty o i ri se çfarë është burrëria dhe urojmë që ta arrish këtë. Tregimi është si vijon:
Thotë Abdurrahman bin Avf: Isha në rresht në Luftën e Bedrit, kthehem anash kur shoh dy të rinj, njëri në anën time të djathtë, kurse tjetri në anën e majtë. Nuk isha i qetë me vendin e tyre. Njëri prej tyre më tha me zë të ultë: "Xhaxhi, më trego cili është ebu Xhehli!" I thashë: "Pse o bir i vëllaut tim, çfarë don të bësh?" Tha: "Kam dëgjuar se ai e ofendon Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, posa ta shoh nuk do t'i ndahem derisa të vdesë njëri prej nesh (cili e ka vdekjen më herët)!" U habita për këtë! Edhe tjetri ma bëri me sy dhe më tha njësoj si i pari. Akoma pa u nisur për në luftë e pashë Ebu Xhehli se si sillej në mesin e njerëzve dhe u thashë: "A po e shihni atë? Ai është personi për të cilin më pyetët." Thotë: Iu vërsulën dhe e goditnin derisa e mbytën. Më vonë shkuan te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili u tha: "Cili prej juve dyve e vrau atë?" Secili thoshte: "Unë o i Dërguar i Allahut!" Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha: "A i keni fshirë shpatat?" Ata thanë: "Jo!" Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i shikoi shpatat e tyre dhe tha: "Që të dy e kanë vrarë!" [Djelmoshat janë: Muadh bin Amr bi Xhumuh dhe Muavidh bin Afrau]
Dhe në fund, patjetër duhet të kthehemi në fillim. Vëlla i dashur!
Më fal, a je burrë?
Unë jam i bindur se ti je në rrugë e sipër që të plotësosh kuptimin e burrërisë sate me jetën tënde në Islam, me kontributin tënd për Ummetin dhe për përmirësimin e vetes!
Marrë nga:
www.islammemo.cc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
MË FAL, A JE BURRË?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: