pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SHKËLQIMI ISLAM

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

SHKËLQIMI ISLAM Empty
MesazhTitulli: SHKËLQIMI ISLAM   SHKËLQIMI ISLAM EmptySun Apr 04, 2010 10:12 pm

SHKËLQIMI ISLAM

Allahu xhel-le shanuhu e krijoi njeriun të dobët në aspektin fizik (trupor), por të lartë në aspektin intelektual (mendor), sepse i dhuroi arsye, mendje dhe logjikë edhe pse të kufizuar. Njeriu varësisht si dhe sa e shfrytëzon mendjen aq është edhe vlera e tij.

I nxitur nga kureshtja, e më shumë edhe nga nevoja e domosdoshme jetësore, fillon të hulumtojë dhe të njohë gjërat e fenomenet përreth tij. Me punën, studimin dhe analizat e tij mund të arrijë shumëçka, mund të njohë shumë sende e dukuri të rëndësishme.
Njëra prej dukurive me rëndësi është se ai pas meditimit dhe studimit mund të kuptojë se me të vërtetë ekziston një fuqi absolute mbinatyrore, një krijues i famshëm i tërë kësaj krijature të mrekullueshme, një mbikëqyrës dhe rregullues i përpiktë i kësaj gjithësie të ndërlikuar. Nga dëshira e flaktë dhe kurioziteti i pamasë, i intensifikon hulumtimet e tij në njohjen e këtij Krijuesi Madhështor.
Por, kot.
Me gjithë punën e kryer, zbulimet e bëra, njohuritë e arritura dhe me kapacitetin mendor, nuk mund të arrijë që ta gjejë rrugën e njohjes së kësaj fuqie madhështore, këtij Zoti që zotëron gjithçka. Mund të studiojë e njohë veprat dhe efektin e fuqisë së këtij Zoti, por jo edhe vetë Zotin. Por, ky Zot Madhështor (Allahu subhanehu ve teala), Krijuesi i Plotfuqishëm, nuk dëshiroi ta lë njeriun në këtë errësirë të tmerrshme, në këtë situatë pa zgjidhje, në këtë enigmë misterioze, dhe mu për këtë nga mëshira e Tij, shkëlqeu një dritë që ia ndriçoi njeriut këtë rrugë, rrugën e njohjes së këtij Zoti, Krijuesit të kësaj krijature kolosale e të përsosur.
Pra, ia tregoi rrugën e shpëtimit dhe çlirimit shpirtëror. E ajo rrugë është I S L A M I !
Islami është fe, që iu shpall Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e cila ishte vazhdim dhe kulminacion i shpalljeve paraprake, e njëherit është për të gjitha kohërat, për të gjitha vendet dhe për mbarë njerëzimin.
Para se t’i vinte Shpallja Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem njerëzimi jetonte në një errësirë të thellë të injorancës, vrasjeve, urrejtjes, prishjes së moralit e vlerave shpirtërore, torturave, dhunës dhe egërsisë. Me shpalljen e Kur’anit filluan shkëndijat e para të një drite hyjnore, e cila filloi të shkëlqejë dhe t’ia ndiçojë njerëzimit rrugën e shpëtimit, lumturisë dhe suksesit në të gjitha sferat e jetës.
Islami me fundamentet që përmban dhe me shpjegimet e tij mbi Njësinë e Zotit, arriti që prej idhujtarit pagan të formojë besimtar të vërtetë e të bindur ndaj Allahut xhel-le shanuhu. Kur’ani me mësimet dhe nxitjet e tij për diturinë e shkencën arriti që prej injorantit të shkretëtirës të bëjë dijetarë të famshëm të kohës.
Islami me tolerancën dhe qëndrimet e drejta në shoqëri e në jetë arriti që të mbizotërojë mbi zemrat e mohuesve të deridjeshëm, dhe mizorin e egër ta shndërrojë në njeri të butë, të dashur, humanist, dhurues, respektues të të drejtave dhe thirrës islam. Islami me kriteret e tij arriti që prej një shoqërie të shkapërderdhur e të prishur të formojë një shoqëri të shëndoshë, të organizuar dhe përparimtare.
Pra, i tërë sistemi, i quajtur ISLAM, është në dobi dhe në të mirën e njeriut. Sa më tepër t’i respektojë dhe t’i zbatojë me përpikëri normat e Islamit, aq më shumë do të përparojë, korr suksese në të gjitha lëmitë e jetës si dhe të arrijë lumturinë në të dy botërat.
Për këtë kemi shembullin e artë, gjeneratën e parë të muslimanëve, të cilët me përfilljen dhe praktikimin e Islamit, arritën që nga një vend i vogël në shkretëtirën e Gadishullit Arabik, ta përhapin Islamin në të gjitha anët e botës, t’i zgjerojnë kufijtë e shtetit islam në tërë Azinë, në pjesën më të madhe të Afrikës, në një pjesë të Evropës dhe deri në Kinë.
Përveç kësaj, nga mesi i tyre dolën dijetarë të shumtë e të famshëm, të cilët me punën e tyre të zellshme e të palodhshme në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës dhe fesë dhanë vepra të mëdha.
Kushtetuta islame bazohet në dy burime të pastërta e të sigurta: në Kur’anin, që është fjalë e Allahut subhanehu ve teala, dhe në Hadith, që është fjala, vepra dhe pëlqimi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Statuti i Islamit mbështetet në fakte të qëndrueshme. Së pari nuk ekziston asnjë libër deri më sot, i shpallur në formë dhe me përmbajtje të njëjtë, siç u shpall dhe u ruajt Kur’ani.
Së dyti, asnjë religjion nuk ka ndonjë kërkesë bindëse për t’u bërë udhërrëfyes në të gjitha kohërat, kurse Islami e drejton njerëzimin aty ku duhet dhe ofron udhërrëfimin fundamental për të gjitha problemet njerëzore. Për më tepër, ai (Islami) e ka përballuar sprovimin 1400 vjeçar, dhe i ka të gjitha potencialet për themelimin e një shoqërie ideale ashtu siç bëri nën udhëheqjen e Pejgamberit të fundit, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Islami hapi para njerëzve pikëpamjet e lartësisë shpirtërore dhe të dinjitetit njerëzor duke njohur drejtësinë si kriter të vetëm për meritë dhe nder.
Islami i dha formë jetës së tyre shoqërore, kulturore, morale dhe komerciale, me ligje e parime fundamentale, ku të gjitha janë në përputhje me natyrën e njeriut, e kësisoji edhe të aplikueshme për çdo kohë.
Dhe më në fund duhet të theksojmë se Allahu subhanehu ve teala me dërgimin e Islamit ndër ne na tha: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë Porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” [En’amë, 153]
Atëherë, nuk na mbetet tjetër vetëm se të themi: “Udhëzona (përforcona, o Zot), për në rrugën e drejtë!” [Fatiha, 5] dhe të kapemi për Islamin, e ta përvetësojmë sa më shumë, në mënyrë që Islami të shkëlqejë në zemrat tona, të shkëlqejë në familjet tona, të shkëlqejë në rrethet tona, dhe në mbarë popullin tonë. Dhe me SHKËLQIMIN ISLAM të na ndriçohet rruga kah e vërteta!
Allahu xhel-le shanuhu në Kur’an thotë: “Erdhi e vërteta, e u zhduk e kota. Vërtet, e kota ka qenë gjithnjë e zhdukur!” [Israë, 81]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
SHKËLQIMI ISLAM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Determinizmi ekstrem në Islam
» Dokumentar Islam - përfundimi i krijimit të njeriut.
» Libra akide rreth - besimit islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: