pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FEJA TE MUSLIMANËT DHE TE TË TJERËT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

FEJA TE MUSLIMANËT DHE TE TË TJERËT Empty
MesazhTitulli: FEJA TE MUSLIMANËT DHE TE TË TJERËT   FEJA TE MUSLIMANËT DHE TE TË TJERËT EmptySun Apr 04, 2010 10:11 pm

FEJA TE MUSLIMANËT DHE TE TË TJERËT


Qëndrimi i njeriut ndaj shumë gjërave në të cilat beson e bënë atë specifik në besimin dhe idenë e tij. Kështu mund të hasen njerëz që kanë ide të njëjta, por dallojnë për nga mënyra se si ata u përmbahen, si i paraqesin dhe sa seriozisht janë në gjendje t’u qëndrojnë besnikë ideve. E njëjta gjë është edhe me fenë.
Është shumë indikative se si Allahu i Madhëruar është shprehur lidhur me këtë problematikë kur ka thënë: “Fe (e vetme e pranuar) tek Allahu është Islami.” [Ali Imran,19]
Me këtë vihet në pah se fetë tjera edhe pse kushtimisht quhen fe, madje për disa prej tyre pretendohet të jenë fe monoteiste, ato sipas këtij kriteri nuk meritojnë të quhen fe. Posaçërisht kur e kemi parasysh se fjala din (që e përkthejmë fe) ka disa kuptime, por në kuptimin më të ngushtë mund ta përdorim si rruga e cila në mënyrë të sigurt e lidh krijesën (njeriun) me Krijuesin (Allahun, Zotin e gjithësisë), atëherë kuptohet ajo që ka thënë Allahu se vetëm Islami është fe, ngase vetëm Islami shpie tek Allahu i Madhëruar. Sado që kemi mundësi gjithsesi ta elaborojmë teorikisht vërtetësinë e këtij pohimi, nuk do të ndalemi shumë këtu, ngase praktika është ajo që shumë më bindshëm dëshmon një gjë të tillë.
Së pari, doemos duhet të fokusohemi tek pozita që ka feja (dhe çdo pjesë e saj) tek muslimanët, duke cekur kalimthi se në Islam nuk është fe vetëm formaliteti, ashtu sikur nuk do të ishte vetëm brendia (konsiderata dhe të besuarit). Në realitet, të dyja këto, edhe besimi edhe forma me gjithë çka përmbajnë në vete, në mënyrë shumë komplekse e përbëjnë fenë Islame. Të qenit musliman nënkupton të nënshtruarit plotësisht dhe pa rezervë ndaj asaj që ka shpallur Allahu, e të njëjtën e ka komunikuar i Dërguari i Tij, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Allahu kërkon prej njerëzve që ata plotësisht t’i nënshtrohen dhe dorëzohen Atij, duke praktikuar maksimalisht atë që kanë mundësi prej mësimeve të Tij. “O besimtarë, hyni në mënyrë të përkryer në Islam.” [Bekare, 208]
Ky është një orientim i përgjithshëm që tregon se një hyrje e pjesërishme në Islam, nuk konsiderohet nënshtrim i pranueshëm ndaj Allahut, e nëse ky nënshtrim bëhet në mënyrë selektive, atëherë ai gjithsesi është i papranueshëm.
Konkretisht, po që se dikush do të jetë musliman, por jo edhe të pranojë se Musai, apo Isai (apo cilido pejgamber) kanë qenë të dërguar të Allahut, ai konsiderohet se as shpalljen që i ka zbritur Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk është duke e pranuar dhe besuar, ngase vetë i Dërguari Muhammed ka kërkuar prej besimtarëve që assesi të mos bëjnë ndarje dhe dallime në mes të të dërguarve të Allahut në aspektin e besimit dhe pranimit. Madje, për t’ia prerë rrugën një veçimi eventual, ka ndaluar që të diskutohet rreth vlerës dhe autoritetit të pejgamberëve, edhe pse dihet se nuk janë të gjithë të një pozite. Por, nga aspekti i besimit të gjithë janë të të njëjtit rang, duhet të besohen të gjithë dhe mohimi i cilitdo prej tyre e bën njeriun kafir (jobesimtar). Thotë Allahu i Madhëruar: “Gjithsecili prej tyre (besimtarëve) beson në Allahun, melekët e Tij, librat dhe të Dërguarit e Tij. (Ata thonë): Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes ndonjërit prej të Dërguarve të Tij.” [Bekare, 285]
Dhe thotë: “Sigurisht, ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarit e Tij dhe që duan të bëjnë dallime mes besimit në Allahun dhe të Dërguarit e Tij duke thënë: ‘Ne besojmë në disa prej tyre, por i mohojmë të tjerët’, dhe që duan të bëjnë për vete një rrugë të ndërmjetme. Këta, në të vërtetë janë jobesimtarë dhe për mohuesit Ne kemi përgatitur ndëshkim poshtërues.” [Nisaë, 150-151]
Kështu qëndron puna edhe me te gjitha parimet tjera të fesë Islame, ato nuk pranojnë ndarje dhe nuk ka hapësirë për qasje selektive.
Kjo tërësi e rregullave e bën Islamin shumë të veçantë në radhën e religjioneve dhe ideve, ngase ai është një tërësi e rregullave, parimeve dhe dispozitave deri në detaje e rregulluar që funksionon në mënyrë shumë harmonike dhe secilit që e pranon Islamin për të jetuar me të ia rregullon jetën në mënyrë të përkryer. Një ndarje që kushtimisht u bëhet mësimeve islame në rregullat dhe dispozitat e besimit, ato të adhurimit dhe të mirësjelljes shërben vetëm sa për t’i mësuar ato më lehtë, përndryshe parimi i nënshtrimit të plotë dhe hyrjes komplete në Islam dëshmon se të gjitha rregullat dhe mësimet janë ngushtë të lidhura mes vete dhe përbëjnë një tërësi kompatibile e cila nuk pranon ndarje apo praktikim parcial dhe selektiv. Natyra e këtillë e Islamit e bën specifik edhe praktikimin që atij ia bëjnë muslimanët dhe qëndrimin që ata kanë ndaj tij. Këtu rezultojnë dy gjëra: dallimi qenësor mes Islamit dhe feve tjera në aspektin teorik dhe dallimi praktik në qëndrime mes muslimanëve dhe të tjerëve.
Te të tjerët hasim se feja nuk e ka këtë peshë. Për dallim prej Islamit, në krishterizëm p.sh., nëse dikush ofendon në çfarëdo mënyre apo me çfarëdo motivi Jezu Krishtin, ai nuk anatemohet dhe nuk konsiderohet i dalë nga feja. Kështu është rasti edhe me konceptin dhe qëndrimin e tyre ndaj Zotit. Respekti ndaj Tij, të Dërguarve të Tij, Shpalljes, etj., nuk është i definuar në mënyrë të saktë dhe i kanalizuar me dispozita, të cilat duhet doemos te respektohen në mënyrë shumë të disiplinuar nga ana e besimtarëve. Nuk ka asnjë veprim, të cilin njeriu nëse e bën mund të jetë e kontestuar përkatësia e tij ndaj fesë. Kjo tregon një tolerancë skajshmërisht të padefinuar që si rrjedhojë mund ta ketë humbjen e shenjtërisë së parimeve dhe kulteve që në esencë duhet të jenë të paprekshme. Ky fakt e bën Islamin specifik edhe nga ky aspekt, ngase ai është fe e rregullave dhe dispozitave që duhet respektuar me devotshmëri dhe tregohet respekt maksimal. Për këtë i hasim muslimanët shumë të kujdesshëm kur flasin për Allahun, të Dërguarin, Kur’anin, engjëjt, etj..
Nga ana tjetër, shumë prej njerëzve sot nuk mund ta kuptojnë pse dikush e ndien veten të ofenduar kur padrejtësisht preket personaliteti i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ngase logjika e tyre (edhe ajo fetare) nuk mund të kuptojë pse ky ofendim është kaq i rëndë. Kjo është rrjedhojë e humbjes së shenjtërisë së fesë dhe të çdo gjëje që është fetare në jetën e tyre. Madje, prej arsyetimeve që kemi pasur rast t’i dëgjojmë nga ata që me publikimin e karikaturave ofenduese për të Dërguarin e Islamit kanë treguar korrektësinë dhe seriozitetin e tyre, është edhe se ata kanë publikuar karikatura edhe me Jezu Krishtin, madje edhe më fyese dhe nuk e ka bërë askush të madhe këtë punë. Ne u themi atyre se edhe për personalitetin e Isait ne ofendohemi dhe reagojmë, ndërsa ju nuk keni mundësi të kuptoni peshën e këtij krimi, ngase në zemrat tuaja nuk ka mbetur edhe respekti më i vogël ndaj fesë, Zotit, të Dërguarve, e kështu me radhë. Këto gjëra duhet që në mënyrë shumë precize dhe të disiplinuar të definohen nga autoritetet kishtare dhe që fesë (qoftë edhe asaj të krishterë) ti kthehet autoriteti tek njerëzit. Përndryshe, vetëm Allahu e di se çfarë do të ndodhte sikur kohë pas kohe, promovuesit e antivlerave, në emër të lirisë së shprehjes, në mënyra të ndryshme të blasfemonin e të ofendonin. Cilido që do të dëshironte të inicionte turbullira dhe të shkaktonte trazira do të merrej me veprime të këtilla, ngase ata që besimin në Zotin e kanë zgjedhur moto të jetës së tyre gjithsesi do të ndiheshin të ofenduar dhe reagimet do të ishin të pashmangshme. Ironia e këtyre provokimeve është më e rrezikshme, ngase bëhet me arsyetim tejet të tejdukshëm dhe të palogjikshëm të gjoja promovimit të lirisë së shprehjes. Asnjëherë nuk mund të bëhet e drejta dhe liria e shprehjes aq e ngushtë sa që atë ta komentojnë keqbërësit sipas qejfit të tyre. I mençuri e di se me këtë bëhen dy gabime, secili më i rëndë se tjetri: ofendimi i komuniteteve në tërësi dhe keqpërdorimi i lirisë së shprehjes.
Nëse vërtetë, feja te të krishterët dhe të tjerët nuk gëzon kurrfarë autoriteti, gjë që është e mjerueshme, ne thërrasim që së paku vlerat njerëzore, dinjiteti dhe bindjet e të tjerëve të respektohen. Të kihen parasysh vet vlerat që perëndimi i promovon dhe për to lufton si: liria e besimit, e drejta për të jetuar pa qenë i shtypur, i eksploatuar dhe i ofenduar.
Nëse njerëzimi është hutuar deri në atë masë saqë nuk dinë se si duhet të respektohet tjetri, ne i thërrasim që të shërbehen me udhëzimet hyjnore, që janë absolute dhe të pandryshueshme, të shpallura dhe proklamuara para afro 15 shekujve, ku Krijuesi i gjithësisë, Allahu Fuqiplotë na mëson respektin që duhet të kemi ndaj të tjerëve, duke thënë: “Dhe mos i ofendoni ata që adhurojnë përveç Allahut, e që si pasojë ata të ofendojnë Allahun duke mos ditur.” [En’amë, 108]
Kjo na mëson si duhet të respektojmë tjetrin, bindjet dhe besimin e tij. Madje edhe nëse ato bindje janë të pabaza dhe të gabuara si mund të jetë idhujtaria, prapë se prapë ofendimet nuk janë zgjidhje. Njeriu duhet munduar që gabimet t’i përmirësojë, por jo me vrazhdësi dhe agresivitet, e lëre më me ofendime dhe blasfemi.

Kjo sikur edhe shumë gjëra tjera e bën Islamin të veçantë, e bën fe me plotë kuptimin e fjalës, e bën të vetmen rrugë, e cila shpie tek Allahu, kënaqësia, mëshira dhe shpërblimi i Tij në botën tjetër, e paraprakisht është garanci për lumturi e sukses në këtë botë. E vërteta ekziston, por jo të gjithë e dinë. Jo të gjithë e vërejnë, shohin dhe përfitojnë prej dritës së saj. Kur njeriu e sheh një të sëmurë apo të hendikepuar duhet të falënderojë Allahun në mënyrë të veçantë për shëndetin që ia ka dhuruar, kur e sheh një të verbër, jetë mirënjohës për dhuntinë e të pamurit. Si musliman, kur i shoh njerëzit duke e fyer Krijuesin, të Dërguarit e Tij, shpalljen dhe fenë them: o Zot, sikur të isha injorant dhe i paskrupullt si janë ata, ndoshta do të gaboja edhe më shumë, andaj të jam mirënjohës që më ke udhëzuar në rrugën e drejt, më kë mësuar si të besoj dhe adhuroj Ty, e ti respektoj e të jem korrekt edhe ndaj të tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
FEJA TE MUSLIMANËT DHE TE TË TJERËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FEJA DHE KOMBI
» FEJA E VËRTETË E ZOTIT
» Libri ::: 30 gjera qe e nxjerrin njeriun nga feja
» Turning Muslim in Texas | Muslimanet e rinje ne Texas | (With Albanian Subtitles)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: