pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 hadith per pendim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

hadith per pendim Empty
MesazhTitulli: hadith per pendim   hadith per pendim EmptySat Nov 28, 2009 12:07 pm

40. Enes ibën Maliku transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Allahu gëzohet më tepër kur robi i Tij pendohet se sa ndonjëri prej jush nëse do të kishte qenë në një shkretëtirë të madhe me devenë e tij, e ajo papritmas humbet, e mbi të ka patur të ngarkuar ushimin dhe pijen e tij. (pasi që e kërkon) humbë shpresat se mund ta gjej, shkon dhe shtrihet nën hijen e një druri. Pasi që humbë shpresat, duke pushuar, papritmas sheh devenë që është kthyer pranë tij. E kapë atë për kapistrin e saj dhe nga gëzimi i madh thotë: o Allahu im, Ti je robi im kurse unë jam zoti yt, gabon për shkak gëzimit të madh.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “pedohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur – 31), poashtu thotë: “o ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (buhariu dhe Muslimi)

Pendimi (teube) gjuhësisht don të thotë: kthim, kurse qëllimi është: të kthehesh nga mëkati.

Disa dijetarë pendimin e definojnë si: keqardhje për mëkatet që i ka bërë në të kaluarën dhe kjo arrihet me dhimbjen që e ndiën në vete, për atë është thënë: është zjarr në zemër dhe dhimbje në mëlçi.

Disa të tjerë e definojnë si: zëvendësimi i veprave të neveritura me vepra të lavdëruara.

Fjalët e selefit (të parët tanë të mirë) për pendmin e sinqertë janë të ndryshme, mirëpo rezultati është i njejtë. Omer ibën Hattabi dhe Ubëj ibën K’abi kanë thënë: pendimi i sinqetrë është të pendohet prej mëkatit e pastaj të mos kthehet në të ashtu siç nuk kthehet qumshti në gjir.

Hasan Basriu thotë: të ndiej keqardhje për atë që ka kaluar, i vendosur për të mos kthyer në to.

Kelbij ka thënë: të kërkoj falje me gjuhë, të ndiej keqardhje me zemër dhe të ndalet nga mëkatet me trup.

Kërkimi i faljes (elistigfar) ndonjëherë përmendet veçmas, ndonjëherë përmendet së bashku me pendimin. Nëse përmendet veçmas përfshinë edhe kuptimin e pendimit, njësoj siku kur përmendet pendmimi veçmas përfshin kërkimin e faljes. Pra pendimi përfshin kërkimin e faljes dhe kërkimi i faljes përfshinë pendimin, dhe secili term hyn në tjetrin kur përmenden veçmas. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Unë u thash: kërkoni falje Zotit tuj se ai vërtet fal shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.” (Nuh – 10,11), kërkimi i faljes këtu përfshinë pendimin dhe kërkesën që Allahu ta falë, që t’ia fshij mëkatet dhe gjurmët e tyre, që ta mbrojë nga të këqiat sepse këto gjëra e pengojnë dënimin siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] : “Allahu nuk do t’i dënoj ata derisa ti (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” (Enfal – 33), Allahu [subhanehu ve teala] nuk e dënon atë që kërkon falje, kurse sa i përket atij që ngul këmbë në mëkatë dhe kërkon falje nga Allahu, kjo nuk është kërkim i faljes.

Kur këto dy terme përmenden së bashku, atëherë kuptimi i istigfarit është: kërkimi i mbrojtjes nga e keqja që ka kaluar, kurse pendimi: kthimi tek Allahu [subhanehu ve teala] dhe kërkimi i mbrojtjes nga veprat e këqia që mund të të ndodhin në të ardhmen, Allahu [subhanehu ve teala] tregon fjalët e Hudit alejhi selam : “o populli im, kërkoni falje prej Zotit dhe pendohuni tek Ai, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë tuaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë.” (Hud – 52)

Dijetarët thonë: pendmi prej çdo mëkatit është obligim (vaxhib). Nëse mëkati është ndërmjet njeriut dhe Allahut dhe nuk ka të bëj më njerëzit, ka tre kushte:

1. të largohet nga ai mëkat.

2. të ndiej keqardhje për atë që ka bërë.

3. të vendosë që të mos kthehet në ato mëkate asnjëherë.

Nëse ndonjëri nga kushtet e sipërpërmendura mungon, pendimi nuk pranohet.

Nëse mëkati ka të bëj me njerëzit, atëherë pendimi ka katër kushte, tre që u përmendën më parë, kursi kushti i katër është që t’ia kthen të drejtën atij që i ka bërë padrejtësi. Nëse është pasuri ose e ngashme ia kthen atë, nëse ka shpifur për të kërkon falje, nëse është përgojim kërkon falje gjithashtu. Njeriu obligohet që të pendohet nga të gjitha mëkatet, e nëse pendohet vetëm prej disa prej tyre, pendimi i tij është i pranuar për ato mëkatë dhe i mbesin mëkatet tjera.

Argumentet nga Kur’ani, suneti dhe njëmendësia (ixhmai) i dijetarëve për patjetërsimin e pendimit janë të shumta. Pendimi është prej themeleve më të rrëndësishme të Islamit, ai është grada e parë e atyre që ecin për në Ahiret. Vonimi i pendimit nuk lejohet, nëse ndokush e vonon ka bërë mëkat për shkak vonimit. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “pendohuni që të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur – 31), poashtu thotë: “Thuaj: o robërit e mij të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues.” (Zumer – 53)

Në hadithin e përmendur në fillim të këtij kapitulli mësojmë nxtijen për t’u penduar dhe se Allahu [subhanehu ve teala] gëzohet dhe kënaqet me pendmimin e robit të tij, për këtë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na nxitë që vazhdimisht të pendohemi, ai thotë: “o njerëz, pendohuni tek Allahu, vërtet unë pendohem njëqind herë në ditë.” (Muslimi)

Pendimi sjell dobi, prej tyre:

1. Allahu [subhanehu ve teala] gëzohet me pendimin e robit të Tij.

2. pendimi i shlyen mëkatet dhe penduesi bëhët i barabartë me atë që nuk ka mëkate, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar) do t’u falet e kaluara.” (Enfal – 38). Kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ai që pendohet nga mëkatet është sikur ai që nuk ka mëkate.”

3. pendimi është shkak për të shpëtuar, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “pendohuni që të gjithë tek Allahu, o ju besimtarë, në mënyrë që të shpëtoni.” (Nur – 31)

4. pendimi është shkak që Allahu të shtoj bereqetin prej qielli dhe toke dhe të shtoj pasuritë dhe fëminjtë. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “unë u thash: kërkoni falje zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. “ (Nuh, 10 –12)

5. pendimi e pengon dënimin, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Allahu nuk do t’i dënoj ata derisa ti (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” (Enfal – 33)

Katadeja [radijallahu anhu] thoshte: Kur’ani ju sqaron sëmundjen dhe shërimin tuaj. Sa i përket sëmundjes ato janë mëkatet, kurse shërimi është kërkimi i faljes.

Aliu [radijallahu anhu] thoshte: “është për t’u habitur me atë që shkatërrohet e me vete e ka fjalën e shpëtimit! E pyetën: cila është ajo? Tha: kërkimi i faljes.

Njeriu i parë që u pendua është Ademi alejhi selam, pasi që hëngri nga pema e ndaluar, u pendua dhe Allahu [subhanehu ve teala] ia pranoi pendimin, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ademi pranoi prej Zotit të tij disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fail (gabimin). Ai është mëshirues dhe pranues i pendimit.” (Bekare – 37)

O Zot! Largoe errësirën e mëkateve tona me dritën e njohjes dhe udhëzimit Tënd, na bën prej atyre që ecin drejt Teje dhe ia kthejne shpinën gjerave tjera.

O Allah i yni! Na mundëso që të kemi njohje të pastër, na dhuro përmirësimin e sjelljes dhe raporteve mes nesh sipas rrugës së sunnetit, na furnizo që të mbështetemi sinqerisht në Ty, të kemi mendim të mirë për Ty, na e lehtëso çdo gjë që na afron te Ti së bashku me faljen në të dy botat, me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi Mëshirues!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
hadith per pendim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: hadithe-
Kërce tek: