pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 namazi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
((HaCk-LaDi))


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

namazi Empty
MesazhTitulli: namazi   namazi EmptyWed Jun 30, 2010 9:05 pm

› 76. “Të rekomandoj të bësh shumë sexhde, sepse ti nuk bën asnjë sexhde për All-llahun e që All-llahu të mos lartësojë ty nga një shkallë dhe ta shlyen me të nga një mëkat.”
› 96. “Pesë namazet - prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë - prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre - nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.”
› 108. “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t'i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj mundet që në vend të kërkimit të faljes (istigfar) e qorton vetveten.”
› 157. “Nëse ndonjëri prej jush u prin njerëzve në namaz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë dhe pleq. Kurse kur të falet ndonjëri prej jush vetë, atëherë le ta zgjasë sa të dojë.”
› 199. “Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrahni) kur t'i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtrat.”
› 265. “Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi që rrjedh shumë para derës së ndonjërit prej jush në të cilin pastrohet çdo ditë nga pese herë.”
› 450. “I Dërguari i All-llahut kur e falte namazin e sabahut, ulej këmbëkryq derisa lindte mirë dielli.”
› 518. “Kushdo që vdes prej muslimanëve dhe në faljen e xhenazes së tij marrin pjesë dyzet veta, të cilët nuk i bëjnë shok (shirk) All-llahut, vërtet All-llahu do ta pranojë ndërmjetësimin e tyre.”
› 580. “Shembulli i pesë kohëve të namazit është sikurse një lumë i rrjedhshëm dhe i pastër para derës së njërit prej jush, në të cilin ai lahet pesë herë në ditë.”
› 583. “Kush e lë namazin e ikindisë i humb e tërë puna e tij.”
› 589. Lajmëtari a.s. e ka vonuar faljen e namazit të jacisë një natë deri në mesnatë, e pasi që e fali namazin u kthye me fytyrë kah ne dhe tha: “Këta njerëz janë falur e kanë fjetur, por gjithnjë ishin në namaz, gjatë kohës së pritjes së namazit.”
› 592. “Sikur ta dinin se ç'vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vinin (në xhami) qoftë edhe rrëshqanas.”
› 593. “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhemat, në këto dy namaze edhe rrëshqanas.”
› 596. “Vërtet midis njeriut dhe shirkut qëndron lënia e namazit.”
› 597. “Zotimi i cili na ndan neve dhe ata është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë kufr.”
› 598. “Shokët e Muhammedit a.s. nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit.”
› 600. “Sikur njerëzit ta dinin vlerën e ezanit dhe të safit të parë, ata nuk do të kishin mbetur pa hedhë short (se kush do ta thirrë ezanin dhe kush do të ulet në safin e parë).”
› 602. Lajmëtari a.s. kishte vërejtur se disa as-habë rrinin mbrapa prandaj iu tha atyre: “Kaloni përpara dhe plotësojeni safin e parë, ndërsa safin pas jush le ta plotësojnë ata që vijnë pas jush. Përderisa disa njerëz vonohen edhe All-llahu do t'i lërë ata prapa.”
› 603. “Ne u ngritëm që të falim namazin, ndërsa Lajmëtari a.s. u kthye me fytyrë kah ne dhe tha: “Drejtoni safet dhe ngjeshni me njëri-tjetrin, sepse vërtet unë ju shoh pas shpine.” “Krahu i çdonjërit ishte i ngjitur me krahun e tjetrit në saf, gjithashtu edhe këmbët.”
› 606. “Plotësojeni safin e parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë zbrazëti, të jetë në safin e fundit.”
› 607. “Në mes dy ezaneve (në mes ezanit dhe ikametit) falet një namaz! Në mes dy ezaneve falet një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atëherë shtoi: “Për atë që dëshiron.”
› 608. “Lajmëtari a.s. nuk i ka lënë katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.”
› 609. “Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.”
› 613. “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”
› 614. I Dërguari i All-llahut, nëse nuk i falte katër rekate para farzit të drekës (për ndonjë arsye), ato i falte pas farzit.
› 617. “Kur ndonjëri prej jush e fal namazin e xhumasë (farzin), le t'i falë pas tij katër rekate.”
› 618. “O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja. Vërtet namazi më i vlefshëm është kur njeriu falet në shtëpinë e vet, përveç namazeve të obliguara (farz).”
› 619. “Kur ndokush prej jush e kryen namazin e vet (farzin) në xhami, të llogaritë edhe për shtëpinë e vet një pjesë të namazit, sepse vërtet All-llahu do të bëjë mirë në shtëpinë e tij prej namazit të tij.”
› 620. “Vërtet All-llahu është tek (vitr) dhe Ai e do tekun, prandaj faleni namazin e vitrit, o ju të zotët e Kur'anit!”
› 632. “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe natën!” Salimi r.a. thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri r.a. nuk flente natën, vetëm pak.”
› 635. “Lajmëtari i falte natën gjithnjë nga dy rekate, ndërsa vitrin e falte vetëm një rekat.”
› 637. “Jam falur me Lajmëtarin a.s. një natë dhe ai qëndroi aq gjatë saqë mendova diçka keq.” Të pranishmit e pyetën: “Çka ke menduar?” Ibnu Mes'udi tha: “Mendova të ulem dhe të shkoj.”
› 639. “Lajmëtari a.s. kur çohej të falej gjatë natës, e fillonte namazin me dy rekate të shkurta.”
› 967. “Ruaju nga kthimi (i kokës dhe shikimit) në namaz, sepse kthimi (i kokës dhe shikimit) në namaz është shembje (e namazit). Nëse është patjetër, le të bëhet në nafile e jo në farze.”
› 998. “Ata që ju udhëheqin në namaz, nëse falin në mënyrë korrekte, atëherë është për të mirën tuaj, e nëse gabojnë, atëherë sërish është për të mirën tuaj, kurse në dëmin e tyre.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
namazi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rruga e Lumturise - Namazi - Dokumentar
» Fajr in Kaaba - Kabe'de Sabah Namazi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: