pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh. (Xhihadi)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
attacknight


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

Përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh. (Xhihadi) Empty
MesazhTitulli: Përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh. (Xhihadi)   Përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh. (Xhihadi) EmptyMon Nov 23, 2009 5:25 pm

[You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.]



Përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh. (Xhihadi)

--------------------------------------------------------------------------------

94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.

(4-Nisa)


--------------------------------------------------------------------------------

58. Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).

(8-Enfal)


--------------------------------------------------------------------------------

36. Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave).

38. O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.

39. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.

40. Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.

41. Dilni (në luftë), le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.

42. Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.

43. All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t'i dije me kohë rrenacakët.

44. Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.

45. Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.

46. E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, andaj i zbrapsi, dhe u është thënë: "Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).

47. Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t'ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejtë do ta përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t'ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.

48. Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.

49. Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.

50. Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë", dhe kthehen të gëzuar.

51. Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.

52. Thuaj: "Ç'pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t'ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.

(9-Tewbe)


--------------------------------------------------------------------------------

16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",

17. Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.

(48-Fet'h)




[You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh. (Xhihadi)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: